Aeroplanët rusë vrasin fëmijët në një shkollë siriane

Të paktën 26 persona janë vrarë, përfshirë edhe fëmijë, në sulme me bomba që goditën qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, ka deklaruar një grup monitorues.

Al Jazeera raporton se Obzervatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, ka thënë të mërkurën që besohet se bombardimet janë kryer nga aeroplanët rusë dhe për darket kanë pasur fshatin Hass, përfshirë edhe një kompleks të shkollës, transmeton Klan Kosova.

“Fëmijët e vdekur janë nxënës të shkollës dhe besohet se sulmin e kryen aeroplanët rusë”, ka thënë Rami Abdel Rahman, nga ky observator.

Ndërsa, Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin ka thënë: “Është e tmerrshme, shpresoj se nuk jemi të involvuar. Është gjëja më e lehtë të them se nuk e kemi bërë ne, por jam një person i përgjegjshëm dhe s’do të them asgjë pa u konsultuar me Ministrinë  Mbrojtjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button