Era Istrefi, në video lojën e Playstation (VIDEO)

Pritej: “Bon Bon” do të jetë pjesë e lojës “Just Dance” në Playstation, Nintendo dhe Xbox.
Versioni i ri i lojës shumë popullore të kërcimit do të përfshijë hite klasike si edhe hite të reja, si “Cheap Thrills” të Sia dhe Sean Paul, “Cake by the ocean” të DANCE; “Sorry” të Justin Bieber dhe mes tyre edhe hiti i këngëtares shqiptare.

Nuk ka dyshim se kjo këngë e ka kthyer Erën në këngëtaren më të kërkuar shqiptare në botë. Përpos dhjetëra intervistave dhe artikujve në mediat më prestigjioze të botës, ajo po kthehet në një imazh të parapëlqyer të kompanive më të mëdha.

Shpejt, do të hedhë në treg linjën e saj të manikyrëve për markën “Revlon”, siç ka bërë më parë Kylie Jenner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button