“Uolstrit Xhurnal”: Rusia i rrit masat e sigurisë nga sulm i mundshëm bërthamor

Rusia i rindërton strehimoret dhe i teston gaz-maskat gjatë kohës së raporteve të tensionuara midis presidentit rus Vladimir Putin dhe SHBA-së, me çka në mënyrë shtesë po nxehet Lufta e Ftohtë, vlerëson gazeta “Uolstrit Xhurnal” në një tekst me titull “Rusët kryejnë stërvitje për mbijetesë në rast të shpërthimit të bombës bërthamore”.

Gazeta amerikane thekson se “autoritetet ruse i kanë rritur masat për mbijetesë në rast të luftës bërthamore gjatë përballjes me Uashingtonin, duke e fshirë pluhurin nga planet për mbrojtje civile nga epoka sovjetike dhe duke i rindërtuar strehimoret në qytetet më të mëdha”.

“Lufta e Ftohtë u kthye në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme në Kremlin. Vendi kohë më parë i mbajti stërvitjet më të mëdha për mbrojtje civile që nga rënia e BRSS-së, në të cilat, siç theksojnë përfaqësuesit, 40 milionë persona kanë kryer stërvitje për përgjigje të kërcënimit kimik dhe bërthamor”, shkruan “Uolstrit xhurnal”.

Gazeta shton se “paralelisht me të, komentuesit nga mediat nën ndikim shtetëror, drejtojnë komente të ashpra antiamerikane, siç nuk janë dëgjuar me vite të tëra”.

Shefi i “Levada Centar” për hulumtim të mendimit publik Lev Gudkov për “Uolstrit Xhurnal” thotë se “kërcënimi me luftë bërthamore gjithashtu bën që më lehtë të ndikojë ndaj banorëve me qëllim që ata të mos orientohen në mënyrë kritike ndaj pushtetit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button