Si t`i zvogëloni shanset per t`u prekur nga kanceri

Fjala kancer ngjall menjëherë frikë në zemrat e gjithësecilit në të gjithë globin.

Figura ikonike si Sir Terry Wogan, David Bowie dhe Alan Rickman janë ndarë nga jeta këtë vit pas betejave të gjata, shpesh të mbajtura private me kancerin. Doni të parandaloni kancerin? Nga marrja aspirinës, tek konsumimi i kosit, ndryshimet në stilin e jetesës mund të parandalojnë deri 40% të kancerëve, shkruna RevistaClass.

Duke kuptuar më shumë mbi mënyrën si gjenet tona “ndizen” dhe “fiken” nga faktorët mjedisorë, do jetë më e thjeshtë të këshillojmë njerëzit se çfarë duhet të bëjnë për të aktivizuar gjenet që lidhen me mbrojtjen ndaj kancerit dhe çaktivizuar ato që lidhen me shkakun e tij. Edhe pse studimi është në hapat e tij të parë, epigjenetika do mundet që një ditë të identifikojë në mënyrë ekzakte stilin e jetesës dhe faktorët dietikë, që mund të parandalojnë kancerin. Deri atëherë, ja çfarëështë provuar se zvogëlon rrezikun për t`u prekur nga kanceri.

Humbisni rreth 4.5 kg

Ka dëshmi që tregojnë se obeziteti është i lidhur me kancerin e stomakut. Të qenit obez shkakton rreth 52.000 raste të reja kanceri çdo vit, duke përfshirë raste me kancer gjiri, mitre, mëlçie, prostate dhe pankreasi. Obeziteti është shkaktari i dytë më i përhapur i kancerit pas konsumimit të duhanit, që shkakton rreth 64.000 raste kanceri çdo vit.

Linda Bauld, profesore e politikave shëndetësore në Universitetin e Stirling thotë se sa më i rëndë të jesh, aq më i madh është rreziku për t`u prekur nga lloje specifike kanceri. Ajo shpjegon se edhe nëse jeni më shumë se 9 kilogram mbipeshë, çdo humbje peshe do të zvogëlonte rrezikun për t`u prekur nga kanceri.

Hani kos

Për të mbajtur bakteret e zorrëve ne formë të mirë, hani një miks me ushqime probiotike ku përfshihet dhe kosi.Bakteret e zorrëve ose mikrobioma është lidhur së fundmi me gjithçka, që nga humori deri tek obeziteti.

Një numër në rritje studimesh po i lidhin tashmë me uljen e rrezikut për t`u prekur nga kanceri.I fundit, i publikuar muajin e fundit në gazetën PLOS One implementoi dhënien e baktereve të dobishme përmes suplementeve probiotike një grupi minjsh dhe grupit tjetër iu dhanë baktere jo të dobishme. Minjtë që morën baktere të mira prodhuan metabolitë, që njihen se parandalojnë kancerin në zorrë dhe gjithashtu metabolizojnë më mirë yndyrnat. Bakteret e dobishme e mbajnë sistemin imun në formë të shkëlqyer në përgjithësi, kështu qëmund t`i luftojnë qelizat kanceroze.

Merrni një aspirinë

Marrja e aspirinës për 5 vite ose më shumë redukton rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrëve.

Ka qënë e ditur se marrja e dozave të vogla të aspirinësçdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e rrezikut për t`u prekur nga infarkti i zemrës. Tani ka prova që dëshmojnë se mund të ndihmojë në parandalimin kancerit kolorektal dhe të zorrëve, që prek rreth 40.000 britanikëçdo vit. Gjithashtu është provuar se njerëzit që preken nga kanceri kanë më pak rrezik që të kenë përhapje të tij nëse marrin aspirinë.

Nëse ka një tendencë të trashëguar për t`u prekur nga kanceri i zorrëve, marrja e aspirinës në dozë të vogël është një ide e mire. Profesor Johnson thotë se aspirina mund te funksionojë duke riprogramuar mënyrën si sistemi ynë imun punon, veçanërisht duke ndikuar rrugët e inflamacionit në zorrë, duke patur kështu ndikim në aftësinë për të njohur kancerët shumë herët dhe për t`i luftuar ato.

Këto efekte pozitive vinë bashkë me rrezikun e gjakderdhjes nga ulçera në stomak, kështu që flisni me mjekët tuaj përpara se ta përdorni.

Marinoni mishin

Në vitet 1990 studimi më i madh mbi ushqyerjen dhe kancerin filloi të gjurmonte dietën e 500.000 njerëzve të shëndetshëm nga mosha 45-79 vjeç, në 10 vende në Evropë dhe Britani dhe gjeti se mishi i kuq dhe i përpunuar janë të lidhur me rrezik më të madh për t`u prekur nga kanceri i zorrëve dhe stomakut.

Rekomandimet e tanishme sugjerojnë konsumin e 70 gramëve në ditë, ekuivalente me 2 feta të holla proshutë.

Studimet po ashtu sugjerojnë se mishi i pjekur shumë mund të lidhet me rritje të rrezikut për t`u prekur nga kanceri. Kjo ndodh prej aminave heterociklike që shkaktojnë kancer (HCA-të), të cilat formohen kur mishi gatuhet në temperatura të larta.

Megjithatë të apasionuarit pas mishit nuk duhet të dëshpërohen, kërkime mahnitëse nga Universiteti Shtetëror i Kansas zbuluan se mishi i marinuar me erëza si rozmarinë, trumzë, rigon, borzilok dhe sherebelë përpara gatimit mund të zvogëlojë përmbajtjen e komponentëve HCA në mish.

Thuajini po konsumit të fibrave

Drithërat si tërshëra, orizi i kafenjtë dhe mielli i zi mund të ulin rrezikun për t`u prekur nga kanceri i zorrëve.

Studimi epik zbuloi se thjesht duke rritur konsumin e fibrave, frutave dhe perimeve në 5 racione në ditë mund të ndihmoje në parandalimin e 14 lloje kanceri.

Disa studime kanë sugjeruar se ky ndryshim në dietë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të gjirit dhe prostatës po ashtu.

Nuk është e sigurtë se si ndodh, por disa spekulojnë se dhe kjo mund të ndodhe për shkak të baktereve të zorrëve.

Përdorni krem kundër diellit me efekt mbrojtës SPF 30

Fëmijët e ekspozuar ndaj djegies nga dielli janë më të predispozuar për të zhvilluar kancer të lëkurës.

Në prill të këtij viti, një studim ne Universitetin Shtetëror  të Ohio konfirmoi se përdorimi i kremit kundër diellit me efekt mbrojtës SPF 30 mund të ndihmojë në parandalimin e djegies nga dielli, por edhe melanomat malinje.

Profesor Bauld thotë se përdorimi i kremit kundër diellit është i rëndësishëm, por gjithashtu vendimtar është dhe qëndrimi nën hije kur dielli është i fortë, mbajtja e kapeleve për të mbrojtur fëmijët.

Zgjedhja e ngjyrave ndihmon njëkohësisht. Një studim spanjoll zbuloi se materialiet mbuluese ngjyrë blu dhe kuq ofrojnë një mbrojtje më të mirë nga dieli se ato të bardha apo të verdha.

Sigurohuni që të mbroni sipërfaqet, ku dielli godet më shumë, duke qenë se këto janë ato zona ku shumica e kancerëve zhvillohen. Meshkujt të kujdesen veçanërishtpër pjesën e kokës, kur ju kanë rënë flokët dhe të trungut, ndërsa  femrat për pjesën e ekspozuar të pulpës së këmbës.

Lëvizni

Të qenit aktiv çdo ditë mund të parandalojë rreth 3400 raste të kancerit të gjirit, zorrëve dhe mitrës në Britani.

Studimi epik zbuloi se ato që ushtrohen për 30 minuta çdo ditë ose kane punë aktive kanë më pak mundësi për t`u prekur nga kanceri.

wespeakscience.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button