Projekti i USAID-it, “Leximi ju bën udhëheqës” në shkollën “Kikish” të Tetovës
![Projekti i USAID-it, “Leximi ju bën udhëheqës'' në shkollën “Kikish” të Tetovës](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/B48C02E0F6187AB3099C8CDA443355DB.jpg?fit=533%2C400&ssl=1)
Nxënësit e shkollës fillore në Tetovë “Kikish”,kanë qenë sot pjesë e Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”, i cili realizohet në gjithë rajonin e Maqedonisë.
Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” ka filluar bashkëpunim me Skopje City Mall me qëllim që të ofrojë mundësi shtese për nxënësit më të rinj dhe familjet e tyre të kyçen në aktvitete zbavitëse të lidhura me leximin dhe matematikën.
Nxënësit e shkollës fillore, “Kikish”, nga Tetova, shprehën knaqësin që ishin pjesë këtyre aktiviteteve, ndërsa drejtoresha e shkollës, Sllavka Mitrushevska, shpresonë se me këtë projekt nxënësit e kësaj shkolle do të forcojnë dijen.
Anan Dimovska nga shoqata “Hap pas Hapi”, e cila është edhe implemetuese e këtij projekti thotë se qëllimi është që nëpërmjet aktivitete të ndryshe të forcojmë fëmijët dhe ti testojmë.
Në dhjetor, përfaqësues të Projektit “Leximi ju bën udhëheqës” ishin pjesë e tryezës së rrumbullakët në temën “Resurset e hapura arsimore: Përvojat, përfitimet, sfidat, çështjet e hapur dhe hapat e ardhshëm”. Kjo ngjarje ishte organizuar nga ana e Fondacioni “Metamorfozis” dhe në atë morën pjesë 35 përfaqësues prej shkollave fillore dhe të mesme, prej universiteteve, bibliotekave, organizatave joqeveritare dhe institucioneve publike.