Projekti i USAID-it, “Leximi ju bën udhëheqës” në shkollën “Kikish” të Tetovës

Nxënësit e shkollës fillore në Tetovë “Kikish”,kanë qenë sot pjesë e  Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”, i cili realizohet në gjithë rajonin e Maqedonisë.

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” ka filluar bashkëpunim me Skopje City Mall me qëllim që të ofrojë mundësi shtese për nxënësit më të rinj dhe familjet e tyre të kyçen në aktvitete zbavitëse të lidhura me leximin dhe matematikën.

Nxënësit e shkollës fillore, “Kikish”, nga Tetova, shprehën knaqësin që ishin pjesë këtyre aktiviteteve, ndërsa drejtoresha e shkollës, Sllavka Mitrushevska, shpresonë se me këtë projekt nxënësit e kësaj shkolle do të forcojnë dijen.

Anan Dimovska  nga shoqata “Hap pas Hapi”,  e cila është edhe  implemetuese   e këtij projekti thotë se qëllimi është që nëpërmjet aktivitete të ndryshe të forcojmë fëmijët  dhe ti testojmë.

Në dhjetor, përfaqësues të Projektit “Leximi ju bën udhëheqës” ishin pjesë e tryezës së rrumbullakët në temën “Resurset e hapura arsimore: Përvojat, përfitimet, sfidat, çështjet e hapur dhe hapat e ardhshëm”. Kjo ngjarje ishte organizuar nga ana e Fondacioni “Metamorfozis” dhe në atë morën pjesë 35 përfaqësues prej shkollave fillore dhe të mesme, prej universiteteve, bibliotekave, organizatave joqeveritare dhe institucioneve publike. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button