Gruevski: Deri më tani janë ndërtuar 74 shkolla

Ndërtimi i shkollave në Republikën e Maqedonisë është duke u zhvilluar mirë. Deri më tani janë ndërtuar 74 shkolla, prej të cilave 11 u ndërtuan vitin e fundit. Tre janë në fazë të ndërtimit, ndërsa edhe pesë do të fillojnë të ndërtohen gjatë vitit të ardhshëm.

Këtë sot e kumtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”-Shkup, ku u vendos gurëthemeli i një bunkeri për akcelerator të ri linear për nevojat e spitalit.

Gruevski sqaroi se bëhet fjalë për gjithsej 19 shkolla të reja për periudhën prej dy vjet e gjysmë, duke i marrë parasysh ato që u ndërtuan gjatë këtij viti si dhe gjatë vitit të kaluar, ato të cilat janë duke u ndërtuar dhe ato të cilat do të ndërtohen dhe do të përfundojnë për periudhë prej 8, 9 muajsh apo për një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button