Ixhet Memeti: Më shqetësojnë personat e administratës që marrin rroga dhe rrinë në shtëpi

Marrja e rrogave nga nëpunësit e administratës që rrinë në shtëpi, sipas avokatit të popullit Ixhet Memeti, është e keqja më e madhe që ju ndodh të rinjve. Sipas Memetit, vetëm me pretendimin e përfaqësimit të drejtë, këto të rinj janë pa perspektivë, nuk kanë shpresa për avancime në punë dhe nuk kanë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre. Duke mos pasur zgjidhje tjetër ata pajtohen të marrin rroga dhe të rrinë pa punë, njofton Alsat-M.

“Më tepër shqetëson ajo se ç’bëjmë me këtë rini. Kemi krijuar, për fat të keq, një shtresë jashtë ligjore sociale. Shtresë sociale jashtë rregullativës ligjore, të ashtuquajtur të punësuar që në realitet nuk marrin rroga të plota dhe nuk kanë angazhime në punë. Kjo është e keqja që i ndodh rinisë në Republikën e Maqedonisë”, tha Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Avokati i popullit kërkon të mos ketë më punësime të këtilla grupore që dëmtojnë shoqërinë, sepse ideja e sistemimit të tyre, është e dështuar.

Në gusht, zv/kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Festim Halili premtoi se në kuadër të përfaqësimit të drejtë në institucione, 800 të punësuar në administratë do të sistemohen në vendet e tyre të punës brenda një periudhe një mujore. Kanë kaluar më shumë se dy muaj por sistemimi i tyre akoma nuk është bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button