Paraqitet mungesa e hapësirës për varre në Siri

Për shkak të mungesë së hapësirës për ti varrosur viktimat në Sirinë e shkatërruar nga lufta, aktivistët kanë improvizuar një formë të re të varrezave me tre nivele që janë treguar efektive edhe nga pikëpamja e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lufta në Siri ka filluar në mars të vitit 2011, kur forcat besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Assad me forcë u përpoqën të shtypin protestat masive kundër qeverisë, ndërsa sipas disa të dhënave deri më tani atje janë vrarë rreth gjysmë milion njerëz, kështu varrezat aktuale janë mbushur që moti.

Dhjetëra qytete siriane të kontrolluara nga opozita janë nën rrethime disavjeçare nga ana e ushtrisë siriane dhe shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ajrore dhe të artilerisë të ushtrisë siriane dhe ruse. Njëra prej tyre është edhe qyteza Duma, e cila ndodhet në lindje të Damaskut.

Varrezat në Duma janë të mbushura, dhe aktivistët lokalë kanë hapur qindra varreza të reja, të cilat gjithashtu janë mbushur duke patur parasysh se çdo ditë vijnë dhjetëra trupa të viktimave për t’u varrosur.

Një nga aktivistët e Duma-s, me profesion inxhinier i ndërtimitarisë, ka bërë një plan të varrezave me nivele e cila rezultoi të jetë metodë efektive dhe tashmë është duke u aplikuar në disa qytete siriane.

Mudvir Adnan, aktivisti i ngarkuar për varrosjen e viktimave në Duma, për AA tha se së pari gërmojnë deri 40 metra gjerësi, pesë metra gjatësi, pesë metra thellësi dhe pastaj me tulla qerpiqi ndërtojnë varre me tre nivele.

“Ne u detyruam të kalojmë në këtë lloj të varreve, pasi varrezat në kuptimin klasik mbushen për disa ditë. Në gropën të cilën e gërmojmë, ndërtojmë mure prej tullave të qerpiçit dhe me beton bëjmë varreza me tre nivele, kështu në këto hapësira të vogla varrosim disa qindra viktima”, shpjegon Mudvir.

Mudvir gjithashtu tha se kjo formë e varrimit të viktimave u tregua më e mirë, sepse varrimi zgjatë shumë shkurt, për shkak se materiali është tashmë i gatshëm, prandaj tani pjesëmarrësit e funeralit janë rrallë objektiv i artilerisë dhe sulmeve ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button