Gruevski: Ja si nisën përgjimet

Simo Gruevski, inxhinier i diplomuar në fushën e telekomunikacionit, në kolumnën e tij të fundit në portalin NOVA, ka shkruar për historikun e përgjimeve në Maqedoni, si dhe njohuritë e tij mbi përgjimet që shkaktuan skandal në vend, transmeton Portalb.mk.

“Me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet në vitin 1998 ndryshuan situatat për mundësinë e përgjimit. Iu mundësua MPB-së të inçizojë dhe përgjojë, por me paralajmërim dhe pëlqim të operatorëve”, shkruan Gruevski.

Sipas tij, pajisjet e instaluara në MPB, për këtë qëllim, janë maksimalisht të sofistikuara dhe nëpërmes së njëjtës mund të inçizohen një numër i madh i numrave të telefonit pa prezencën e faktorit njeri.

Gruevski shkrimin e mbaron me dilemën se pse qytetarët e përgjuar, sidomos gazetarët që posedojnë material nga përgjimet nuk kërkojnë nëpërmes gjykatave dëmshpërblim nga operatorët telefonik, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button