Kacin: Shkupi të shfrytëzojë për emrin modelin e negociatave Prishtinë – Beograd

Kreu politik në Shkup duhet të bëjë hapa historik për zgjidhjen e emrit me palën greke, sipas asaj që u arrit me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo u theksua nga nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin.

“Liderët politik në Maqedoni duhet të plotësojnë nevojat për t`u përballur me sfidat, dhe jo duke gjetur justifikime për të mosvepruar ndaj bllokadës së Athinës. Ajo çka është e nevojshme për ekonominë e vendit dhe institucionet janë reformat, dhe jo krizat e vazhdueshme politike dhe zgjedhjet, si mënyrë për të mbrojtur monopolet, privilegjet dhe mobilizimin politik se gjoja vendi është i rrezikuar na jashtë dhe është viktimë”, theksoi Kacin, gjatë debatit për projekt – rezolutën e raportuesit të PE-së për Maqedoninë, Riçard Hovit.

Sipas Kacin, duhet përpjekje më të mëdha në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, rikthimin dhe ndërtimin e mirëbesimit të ndërsjelltë.

“Duhet sa më shpejt të qartësohet ‘nyja gordiane’ rreth kontestit të emrit dhe më në fund të happen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Për këto negociata nuk mjafton vetëm marrëveshja për emrin, por edhe shumë çështje tjera, si shembull liria e medias që është tejet e rëndësishme”, deklaroi evrodeputeti Kacin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button