Komisioneri i lartë i OKB-së: Halepi është shndërruar në një “thertore”

Zeid Ra’ad al-Hussein, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara thotë se Halepi i Sirisë është shndërruar në një “thertore” dhe i bëri thirrje Këshillit të të Drejtave të Njeriut të distancohet nga “mosmarrëveshjet politike” dhe të fokusohet në vuajtjet e civilëve, raporton Anadolu Agency ( AA).

Al-Hussein kundërshtimet e tij të hapura i ka shprehur të premten me anë të videokonferencës me 47 shtetet anëtare të trupit të OKB-së të ngarkuar për të drejtat e njeriut, pas hapjes së seancës së posaçme për Halepin të thirrur nga Britania e Madhe dhe tjerët për krizën në qytetin sirian.

Princi i Jordanisë Al-Hussein, ka thënë se shkelja e të drejtave dhe abuzimet në Siri, veçanërisht në pjesën lindore të Halepit, të cilat janë nën kontroll të kryengritësve, paraqesin “krim me përmasa historike”.

Ai theksoi se “dështimi kolektiv i bashkësisë ndërkombëtare është se ajo nuk mund të mbrojë civilët dhe të ndalojë këtë gjakderdhje, e cila duhet të na persekutojë ne të gjithë”.

Pritet që Këshilli i të Drejtave të Njeriut më vonë gjatë ditës të votojë rezolutën, e cila duhet të bëjë thirrje për rritje të monitorimit ndaj krimeve në Halep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button