“Çështja e Trepçës ka përfunduar me vendimin e Kuvendit të Kosovës”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur rreth vizitës së zv/kryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviç, në Bruksel, për të biseduar rreth çështjes së Trepçës. Veseli theksoi se mënyrat e tilla të komunikimit duhet të ndërpriten, sepse sipas tij, çështja e Trepçës ka përfunduar me vendimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeparlamentari Veseli, ka folur për gazetarët pas vizitës së tij në “punëtoritë e demokracisë”, rreth vizitës së zv/kryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviç në Bruksel, për të biseduar rreth çështjes së Trepçës. Ai vuri në dukje se kjo çështje ka përfunduar me vendimin e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtoi se në këtë vendimmarrje nuk ka asnjë motiv dhe asnjë qëllim tjetër përpos qëllimit ekonomik.

Duke theksuar se Kosova, si shtet i pavarur i merr vendimet në mënyrë sovrane, Veseli deklaroi se “Është mirë të ndërpriten mënyrat e tilla të komunikimit për arsye se ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë procesin e dialogut dhe jemi të përkushtuar që të kemi raporte të mira me Republikën e Serbisë. Por ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe vendimet i marrim në mënyrë sovrane, kjo duhet të jetë shumë e qartë”.

Kurse ditë më parë, zyra e Kryeministrit të Kosovës kishte bërë të ditur, se në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk do të bisedohet rreth Trepçës, ku thuhet se “Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi disa ditë më parë Ligjin për Trepçën, nëpërmjet të cilit Qeveria e Kosovës do të ketë 80 përqind të askioneve, ndërsa 20 përqind të tyre do të kenë punëtorët e Trepçës. Kurse deputetët e Listës Serbe, kanë pezulluar punën e tyre në Kuvend menjëherë pas miratimit të këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button