Gjermania do të pranojë grupin e parë prej 500 refugjatësh nga Greqia

Qeveria gjermane njoftoi se në muajin nëntor do të sjellë në vend grupin e parë prej 500 refugjatësh sa ka premtuar të marrë çdo muaj nga Greqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një prononcim për gazetën “Handelsblatt” ka vënë në dukje se “nga Greqia dhe Italia kanë mbërritur dokumentet në lidhje me 500 refugjatët. Këto tani janë duke u shqyrtuar nga Departamenti Federal i Migrimit dhe Refugjatëve (BAMF)”.

Ndër të tjera në deklaratën ku vihet në dukje se grupi i parë i refugjatëve parashikohet të mbërrijë në Gjermani muajin e ardhshëm thuhet se “avioni i parë që do të mbërrijë nga Greqia mund të zbresë në Gjermani në muajin nëntor”.

Presidentët e qeverive dhe vendeve të BE-së para një viti vendosën shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve në vendet anëtare të Unionit, ku dhe Gjermania për të lehtësuar barrën e Italisë dhe Greqisë kishte premtuar se do të pranonte në total 27 mijë refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button