Spanjë, gjykata shfuqizon ndalesën e luftës me dema në Katalunjë

Gjykata më e lartë e Spanjës ka shfuqizuar ndalesën për luftë me dema në Katalunjë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Kushtetuese përmes një kumtese ka njoftuar se me tetë vota për dhe tre kundër shfuqizoi vendimin me të cilin shteti kishte marrë përsipër të kujdeset për garën tradicionale.

“Lufta me dema ka një prani të padiskutueshme në realitetin shoqëror të shtetit tonë dhe si e tillë ajo mund të vazhdojë të krijojë trashigiminë kulturore duke ndaluar shtetin të intervenojë në ndalimin e tij”, thonë nga gjykata.

Lufta e fundit me dema në Katalunjë u mbajt në vitin 2011, atëherë kur deputetët votuan në Parlament një ndalesë të luftave.

Ndalesa u përshëndet atëherë nga mbrojtësit e kafshëve, të cilët pretendonin se spektakli shkakton vuajtje të madhe për kafshët e përfshira dhe se ishte një mbetje barbare e së kaluarës.

Megjithatë, disa kritikë kulturorë theksojnë se ndalimi ka prapavijë politike pasi qëndrimi i rajonit autonom të Katalunjës ka për qëllim të vë në spikamë dallimet e tyre nga pjesa tjetër e Spanjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button