Pacolli: Do t`i punësojmë 70 mijë persona në vit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli gjatë debatit të radhës me qytetarë në Mitrovicë ka thënë se të gjitha premtimet e partive të tjera në fushatë elektorale kanë qenë hajgare.

Ai mes tjerash iu ka thënë mitrovicasve, se do ta reduktojë administratën në 3o për qind si dhe do ta pastrojë administratën aktuale, siç theksoi ai “duke e larguar administratën tepricë”, njofton Klan Kosova.

I pari i AKR-së gjatë këtij debati publik në formë fushate ka premtuar se partia që drejton ai do t`i punësojë 70 mijë persona në vit dhe do të ketë rritje ekonomike mbi 10 për qind.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button