Pa fakte plotësuese, burimet anonime nuk janë të besueshme

[Recension: Kenan Hasip shkarkon Furkan Çakon sepse kishte orientim proshqiptar?]

Burimet anonime lejohen në gazetari, por me kusht që të shpalosin informacione që janë me interes publik e deri te të cilat nuk mund të arrihet ndryshe. Ato nuk duhet të përdoren për qëllime propagandistike dhe për të çorientuar opinionin. Gazetari duhet të bëjë përpjekje, në raste kur përdor burim anonim, të vërëtetojë pohimet e tij nëpërmjet burimeve tjera dhe fakteve mbështetëse që i ka në dispozicion, por edhe të jetë më gjithëpërfshirës në produktin që e ofron para lexuesit.

flakainfo_cako_hasipi_2Linku deri te artikulli origjinal: Kenan Hasip shkarkon Furkan Çakon sepse kishte orientim proshqiptar?

Data dhe koha e publikimit: 12.10.2016

Data e recensionit: 17.10.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë, për nga mënyra se si është trajtuar, nuk të jep përshtypjen se ka fshehur burimin për shkak të interesit publik apo për ta mbrojtur burimin nga ndonjë rrezik apo kërcënim i jashtëzakonshëm, por thjeshtë për të hutuar më shumë opinionin dhe për të akuzuar, pa e përfshirë qëndrimin e “palës së dytë” në tekst.

Siç mëson FLAKA.info, nga burime të afërta nga Partia Demokratike Turke, shkakrimi i ministrit pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Furkan Çako, po ndodh pasi ai ka kërkuar koalicionim me ndonjë parti shqiptare, qoftë ai koalicion para ose pas zgjedhor.

Në produktin gazetaresk nuk lexojmë se gazetari ka tentuar që ta marrë prononcim nga Furkan Çako, apo prej të apostrofuarit tjetër, Kenan Hasipi, për të zbardhur informacionet e “burimit anonim”. Teksti i njëanshëm, më një burim anonim, rezulton të jetë propagandues dhe jo porofesional, e jo në interes të publikut.

Sipas infomatave jozyrtare, mes Hasip dhe Çako raportet së fundmi janë përkeqësuar, dhe deri aty ka ardhur pasi ky i fundit ka hapur debatin në parti për koalicion me BDI-në gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Ndryshe, Çako dhe Hasip janë me prejardhje nga qyteti i Gostivarit, gjegjësisht fshati Vrapçisht.

Produkti gazetaresk pa verifikuar informacionin që del nga “burimi anonim” rezulton të jetë i njëanshëm, tendencioz dhe jo i plotë. Prandaj, u sugjerohet gazetarëve, por edhe lexuesve- për t’u mos u manipuluar lehtë nga mediat, sepse:

“E rëndësishme është që gazetari, por edhe media, me qëllim që ta mbrojnë kredibilitetin e tyre, të bëjnë të pamundurën për ta provuar informacionin edhe nga burime tjera të pavarura dhe ta përdorin burimin anonim vetëm atëherë kur nuk ka mënyrë tjetër për të ardhur deri te informacioni me interes publik”. (Doracak për etikën në gazetari)

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button