Merkel, Putin e Hollande flasin për Ukrainën

Të gjithë liderët e së ashtuquajturës Katërshja normandike e vërtetuan lidhshmërinë ndaj Marrëveshjes së Minskut për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën Lindore, deklaroi herët në mëngjes presidenti rus, Vladimir Putin, pas përfundimit të takimit të katër liderëve.

Takimi i tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez François Hollande dhe presidentin ukrainas, Petro Poroshenko kanë zgjatur pesë orë dhe përfunduan pas mesnate.
Putin theksoi se është dakorduar që Misioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropës (OSBE) të përhapet në zonat konfliktuoze dhe në pikat për ruajtjen e armatimit të rëndë.

“Ndamë shumë kohë për çështjen e sigurisë dhe u dakorduam për më shumë pika, që duhet të përfundojë në kohën më të afërt duke e pasur parasysh zgjidhjen e mëtejme të çështjeve lidhur me shqyrtimin e palëve në konflikt”, theksoi ai.
Putin shfaqi brengosje për atë që zgjidhja e problemeve humanitare në Ukrainën juglindore është bllokuar praktikisht dhe nuk ka kurrfarë progresi.

Sipas Merkelit, në takim është përgatitur një variant për udhërrëfyes, edhe pse numër të madh të qëndrimeve të paharmonizuara.

Kjo punë sipas saj duhet të përfundojë për rreth një muaj. Merkel deklaroi në konferencë shtypi se në takim është arritur edhe pëlqim për qasjen e vëzhguesve të OSBE-së në kufirin e Ukrainës me Rusinë dhe për lëvizjen e tyre të lirë deri atje.

Sipas saj, temë e misionit policor të OSBE-së në Donbas, për të cilën para saj foli Poroshenko, nuk ka qenë takimi aktual në Berlin.
Në konferencën për shtyp foli edhe Hollande, i cili gjithashtu theks i vendosi përgatitjes urgjente të zgjedhjeve në Donbas.
“Kjo do të jetë detyra kryesore e ministrave tanë në ditët e afërta”, deklaroi ai, duke i dhënë pikat kryesore në udhërrëfyesin për realizimin e Marrëveshjeve të Minskut.

Ai sqaroi se në sferën e sigurisë hapi i radhës është kontrollimi urgjent dhe ruajtja e plotë e ndërprerjes së zjarrit, në tërheqjen e armëve, ndërsa gjithashtu të përcaktohet se cilat pjesë të territorit ukrainas akoma kanë vështirësi për plotësimin e këtyre vendimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button