Maqedoni, në rritje numri i fëmijëve me shikim të dëmtuar nga teknologjia

10% e nxënësve në Maqedoni kanë problem me shikimin. Kontrollet sistematike zbulojnë se 6000 filloristë dhe 3000 shkollarë të mesëm janë shkurt-pamës ose kanë verbëri për ngjyrat. Vitet e fundit numri i fëmijëve që e kanë patjetër të bartin syze është rritur në mënyrë drastike. Kështu për shkak se në vend që të dalin jashtë, fëmijët rrinë të mbyllur brenda në dhomë, të shoqëruar me celularë, kompjuterë e televizor. E që problemi të jetë edhe më i madh prindërit nuk i dërgojnë fëmijët në kohë në kontrollim mjekësor, ashtu që nuk mund të shmanget nevoja për bartje të syzeve, edhe atë me dioptri të lartë, shkruan Novamakedonija, transmeton Portalb.mk.

Ekipet mjekësore kontrollet e para sistematike të nxënësve i bëjnë në gjysmë-vjetorin e dytë të klasës së parë. Atëherë fëmijët kanë kryesisht 6 a 7 vjetë. Mjekja në poliklinikën “Bit Pazar”, Sonja Raleva, tha se problem më i shpeshtë që haset tek këta fëmijë është shkurt-pamësia, kur nuk shohin larg, pastaj larg-pamësia, kur nuk shohin mirë afër dhe stabizmi, kur sytë nuk drejtohen mirë dhe nuk kanë lëvizshmëri të sinkronizuar.

“Ne menjëherë u japim rekomandim prindërve që të paraqiten tek mjeku amë i fëmijës, që pastaj të dërgohet në kontroll tek oftamologu. Fëmijë që herët e zbulojnë problemin me shikimin kanë mundësi që ta zgjidhin atë pa bartje të syzeve. Ose, derisa e kanë patjetër t’i bartin, do të stabilizohet situate. Në klasën e tretë kur sërish bëjmë kontrollim sistematik zbulojmë se shumica e fëmijëve të cilëve u kemi dhënë rekomandim për kontroll tek oftamologu janë dërguar. Ne punojmë me nxënës të shkollave të komunës Qendër. Nuk jam e sigurt se gjendja e njëjtë është edhe në komunat tjera” sqaroi Raleva.

Gjeneratat e reja janë gjithnjë e më shumë të mbyllur në shtëpi, prandaj shohin afër. Kur do të dalin jashtë në natyrë shumicën e kohës që do të shikojnë më larg, pas akomodimit fuqia e muskulit do të jetë më e madhe. Kështu dhe zvogëlohet mundësia për prishjen e shikimit.

“Tani fëmijët jashtë kalojnë më pak kohë. Prindërit, sado që të dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë në ambient të hapur, tani punojnë deri vonë. Fëmijët gjithnjë e më rrallë luajnë vetë jashtë si më parë, gjithnjë e më shumë janë nën mbikëqyrje. Prandaj këshilla ime është të shfrytëzohet secila mundësi për të qëndruar në ambient të hapur, në zona pikniku, në male… Ne në fundjavë dimë të mbyllemi në qendra tregtare” këshilloi Raleva.

Nga Klinika e sëmundjeve të syve, Irina Bogdanova tha se rritet vetëdija e prindërve për dërgim në kohë të fëmijëve tek oftamologu, por kjo sërish është e pamjaftueshme dhe është në nivel të ulët.

“Numra të përmbledhura, fatkeqësisht, nuk kemi. Të dhënat që i dimë nga prezantimet në mbledhjet profesionale thonë se 10% e nxënësve në Maqedoni kanë problem me shikimin. Kontrollet sistematike zbulojnë se 6000 filloristë dhe 3000 shkollarë të mesëm janë shkurt-pamës ose kanë verbëri për ngjyrat. Vitet e fundit numri i fëmijëve që e kanë patjetër të bartin syze është rritur në mënyrë drastike. Kështu për shkak se në vend që të dalin jashtë, fëmijët rrinë të mbyllur brenda në dhomë, të shoqëruar me celularë, kompjuterë e televizor. E që problemi të jetë edhe më i madh prindërit nuk i dërgojnë fëmijët në kohë në kontrollim mjekësor, ashtu që nuk mund të shmanget nevoja për bartje të syzeve, edhe atë me dioptri të lartë” sqaroi Bogdanova “Në klinikë vijnë fëmijë ose të rinj me shikim të dëmtuar kur më nuk ka se çfarë të bëhet.

“Fëmijët shumë kohë kalojnë para kompjuterëve, monitorëve, luajnë në telefon dhe kjo shkakton dëmtim të shikimit” tha mjekja.

Mjekët apelojnë që fëmijët të dërgohen me kohë në mjek. Nëse prindi sheh se fëmija i afron ose i largon sendet që ti shikojë, e “ngjet” fytyrën në atë që e shikon menjëherë ta dërgojë në kontroll.

Ndryshe, momentalisht po realizohet projekti në të cilën merr pjesë USAID, Klinika për sëmundje të syve, UEJL, Klinika në Tetovë, Universiteti “Goce Dellçev”-klubi “Lions” për mbulimin e shikimit të dëmtuar të fëmijëve nga mosha 3 deri në 6 vjet.

“Deri tani janë kontrolluar 10 000 fëmijë” tha Iljaz Islami, drejtor i Klinikës së syve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button