Në vend të gazetarisë, ironi dhe propagandë e “varfër”

[Recension: Koalicioni i “varfër” xhepat bosh as për kafe!]

Me informacionin duhet të bëhet lajm, e jo keqinterpretim. Gazetari ka të drejtë ironizojë çështjen përmbajtjesore të lajmit, por jo të banalizojë duke interpretuar fotografi dhe duke shpërqendruar vëmendjen nga çështja kryesore e një lajmi.

Përmbajtja që po recensojmë nuk informon për ngjarjen për të cilën janë mbledhur tre subjekte politike, por për “post-festumin”, apo për atë se çfarë gjendet apo nuk gjendet në tavolinën e tyre. Kjo gjë, jo që nuk përbën lajm, por kur bëhet fjalë për një tavolinë bosh, nuk është as me interes për publikun.

Pasi tre liderët e partive politike, Ziadin Sela i LR-PDSH-së, Gëzim Ostreni i UNITETI-t, si dhe Vesel Memedi i RDK-së, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit dhe koalicionit të parë shqiptar për zgjedhjet më 11 dhjetor, ajo që bie në sy është tavolina bosh e liderëve, që siç duket ata e nisin fushatën me fukarallëk, raporton TetovaSot.

lrpdsh_uniteti_rdk_2Linku deri te artikulli origjinal: “Koalicioni i “varfër” xhepat bosh as për kafe!”
Data dhe koha e publikimit: 19.10.2016
Data e recensionit: 19.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, Kodi etik i gazetarëve. “Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar”, Kodi etik i gazetarëve. “Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”, Kodi etik i gazetarëve.

Nga fotografia e portalit TetovaSot shihet qartë, se që nga nisja e koaliconit ata e nisin pa bereqet bashkëpunimin e tyre. Siç duket nga fotografi, mendohet se edhe këta presin që të hyjnë në qeveri dhe ti mbushin tavolinat me mish.

Teksti, përveç komenteve, posedon edhe anshmëri politike. Publiku e kupton që ne rreshtat e parë, madje që nga titulli tendencioz, se prapa tekstit qëndron sulm pa asnjë bazë dhe ironi pa kripë që autori e ka shprehur në rreshta, e që për qëllim ka pasur idenë që publiku të mos informohet për thelbin e ngjarjes dhe të zhvendoset vemendja e tij në gjëra fare të parëndësishme.

Se qëllimi i autorit ka qenë tendencioz dhe se opinioni është shpërqendruar nga aktualiteti, vërtetohet edhe me mos përpilimin e lajmit ose kontributit në aspekt profesional. Në tekst nuk ka citate, burime, qëndrime dhe fotografi nga ngjarja, pavarësisht se autori ka qenë në vendin e ngjarjes.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button