Një dark në burg apo të shërbehesh nga majmunët: Këto janë 10 restorantet më të pabesueshëm në botë (Foto)

Do të ju prezantojmë një sërë restorantesh të mrekullueshëm. Keni darkuar ndonjëherë në një burg ose në errësirë totale. Nuk mund të mungojë as restoranti mes peshqve apo ai në majën e në mali. Por hidhuni një sy për të kuptuar ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë e përse jo dhe ju mund të zgjidhni një nga restorantet për të darkuar.

1-Darka në burg: Kalaja Medicea, Volterra

q1q2q3

Kështjella Medicea në Voleterra është një burg që përdoret si restorant. Ai drejtohet tërësisht nga të dënuarit. Nëse ju doni të përjetoni një përvojë të pazakontë, në këtë burg të ndërtuar në 1342 dhe modifikuar nga Lorenco i Madhërishëm në 1474, në hyrje do të kaloni detektorin metalik dhe harrojini telefonat sepse nuk lejohen brenda. Ata që do të ju hapin derën janë gardianët e burgut.

2- Restoranti më i vogël në botë; vetëm për dy persona

q4q5q6

Në këtë restorant romantik dhe jashtë kohës ka vend vetë për dy persona. Kur ulesh në tavolinë, dritat fikën dhe ndizen qirinjtë për të krijuar një atmosferë magjike. Kamerierët thërriten vetëm kur është e nevojshme me një zile prej argjendi.

 3- Të darkosh i rrethuar nga macet: Cat Cafè

q7

Cat Cafetë- janë të shpërndarë në të gjithë botën dhe janë lokale ku pirja e një kafeje apo darke bëhet duke ledhatuar miqtë me 4 këmbë. Shpesh macet janë endacake por që adoptohen dhe kurohen nga një varg restorantesh.

4- Të darkosh në errësirë totale: Dans le noir

q8q9

Ky zinxhir restorantesh të vendosura në qytete të ndryshme të botës, e shërben ushqimin tërësisht në errësirë. Kamerierët janë të verbër dhe kjo ide lindi për t’i vënë njerëzit në një pozitë që do të ju bënte të kuptonin përvojat jetësore të njerëzve të tjerë. Të hash në errësirë, sipas filozofisë së e Dans le Noir, stimulohen shqisat e tjera.

5-Në këtë restorant, kamerierët janë majmunët: Kayabukiya Tavern, Tokyo

q10q11

Në këtë tavernë të veçantë, që gjendet në Utsunomiya, në Veri të Tokios, janë dy kamerierë të pazakontë: Yat-chan e Fuku-chan, dy majmunë. Yat-chan shërben pijet dhe u hap derën klientëve, ndërsa Fuku-chan u çon peshqirë të ngrohtë që ata të pastrojnë duart.

6-Prezervativë kudo, Bangkok

q12q14q15

Ky restorant, i vendosur në kryeqytetin tajlandez, ku problemi i turizmit seksual është gjithmonë i hapur, var prezervativë kudo për të kapërcyer hezitimin për të diskutuar për çështje të tilla si gjinia, planifikimi familjar dhe HIV/AIDS. Prezervativët janë përdorin ironikisht edhe si kapele për kamerierët.

7- Të hash mes peshqve: Resorti Hilton Maldives

q22

Restoranti i parë nënujor gjendet në Maldive, 5 metra nën nivelin e detit për të ngrënë nën shoqërinë e peshqve. Restoranti transformohet në një suitë private për dy persona, me mundësinë që të kalohet edhe një natë nën ujë.

8- Të hash në banjë: Modern Toilet Restaurant, Tajvan

q23

Në këtë restorant hahet ulur në WC, me tavolinë në formën e lavamanëve. “Modern Toilet Restaurant”, u hap në Tajvan dhe që prej asaj kohe ka pasur aq shumë sukses sa tashmë është bërë një zinxhir restorantesh të përhapur në të gjithë Azinë. Menuja shërbehet në wc të vogla apo vaska banjash. Për të fshirë buzët, përdoret letra higjienike.

9- Një restorant me temë vitet ’50: Sci-Fi Dine-In Theater Restaurant

q24

Restoranti është dizenjuar për të patur pamjen e një kinemaje klasike të viteve ’50. Ju mund të shijoni ushqimin tuaj në makinën e madhe të konvertueshme në tryezë dhe të shikoni njëkohësisht filma të vjetër. Kamerierët ju shërbejnë të veshur me patina.

10- Të darkosh në 3842 metra mbi nivelin e detit: Restaurant 3842, Aiguille du Midi, Francë

q25q26q27

Restoranti ndodhet në majën e malit në Francë. Pamja të lë pa frymë. Duhet të kini kujdes sepse bën shumë ftohtë. /GSH/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button