Anija kozmike Shenzhou-11 u vendos në stacionin Tiangong-2

Anija kozmike Shenzhou-11 e cila bart dy kosmonautët kinezë është vendosur në stacionin hapësinor Tiangong-2, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua bëri të ditur se astronautët Jing Haipeng dhe Chen Dong janë vendosur në laboratorin hapësinor.

Jing dhe Chen, në laboratorin e stacionit Tiangong-2 do të qëndrojnë 30 ditë dhe do të bëjnë eksperimente të ndryshme.

Shenzhou-11 në hapësirë u dërgua më 17 tetor nga Qendra për lançim satelitor Jiuquan e cila gjendet në pjesën veriore të vendit nëpërmjet raketës bartëse Marshi i Gjatë-2F (Long March-2F).

Në kuadër të stacionit hapësinor për herë të parë Kina stacionin hapësinor Tiangong-1 e ka dërguar në hapësirë në vitin 2011, kurse Tiangong 2 është dërguar në muajin shtator.

Deri në vitin 2020 Kina planifikon të ndërtojë një stacion të përbërë nga tre kapsula.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button