Indonezianët do të paguhen nga 1.5 dollarë për çdo mi që kapin

Banorët në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë do të paguhen nga 1.5 dollarë për çdo mi që kapin, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefektura e Xhakartës ka nisur një projekt të ri për të pastruar kryeqytetin nga minjtë.

Prefekti i Xhakartës, Basuki Tjahaja Purnama tha se projekti synon pastrimin e kryeqytetit nga minjtë të cilët shkaktojnë sëmundje dhe imazhe të këqija.

“Një pjesë e madhe e sëmundjeve në Xhakarta shkaktohet nga viruset e transmetuara nga minjtë. Besoj se projektin tonë do ta mbështesë edhe Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi Purnama.

Rritja e numrit të minjve në Xhakartë e cila numëron afër 10 milionë banorë, qyteti më i populluar në Indonezi përbën një problem të madh dhe shkakton infeksione me burim spirochetes, salmonella dhe Hantavirus.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button