Në Arabinë Saudite është ekzekutuar një princ për shkak të vrasjes

Arabia Saudite dje ekzekutoi një anëtar të fmailjes mbretërore për shkak të vrasjes, që është rast i rrallë kur janë në pyetje anëtarët e familjes mbretërore saudite.

Princi Turki bin Saud al Kabir është ekzekutuar në kryeqytetin Riad, sepse gjatë një rrahjeje para disa viteve e ka vrarë sauditin Adel al Mahemid, kumtoi Ministria e Punvëe të brendshme.

Kabir është personi i 134-të i dënuar me vdekje në Arabinë Saudite prej fillimit të këtij viti, prëfshirë banorë lokal dhe shtetas të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button