“Izvestia”: Rusia krijoi internet ushtarak

Forcat ruse përfunduan me përpunimin e internetit ushtarak me emrin zyrtar Segmenti diskret për transferimin e të dhënave. Këtë për gazetën Izvestia e deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Rrjeti ushtarak nuk lidhet me internetin global dhe të gjithë kompjuterët në të kanë mbrojtje me qasje të jashtme”, thekson gazeta.

Sistemi tashmë funksionon me kapacitet të plotë dhe në çdo sektor ushtarak ka serverë të cilët shifrojnë dhe dorëzojnë informacione. Faqet e këtij segmenti kanë qasje vetëm prej kompjuterëve të certifikuar prej Shërbimit rus për ruajtjen e sekreteve shtetërore. Në rrjet aktiv është edhe e-maili për bartjen e informacioneve të fshehta në mesin e së cilave edhe dokumente me rekomandimin “shumë kofidenciale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button