Në Greqi ka rreth 10.000 refugjatë që presin të zhvendosen

Dhjetë mijë refugjatë që kanë ngelur të bllokuar në Greqi janë të gatshëm të zhvendosen në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian, deklaroi të martën zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian (PE) Dimitris Papadimoulis, njëherësh anëtar i partisë greke Syriza, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet ai i bëri në një konferencë për mediat në Bruksel e cila u transmetua edhe nga kanali televiziv i Komisionit Evropian, ku tha se disa shtete anëtare të BE-së që refuzojnë të pranojnë refugjatë, krijojnë probleme të cilat mbajnë të bllokuar dhjetë mijë refugjatë të cilët janë të gatshëm të zhvendosen nga atje.

“Themi se njerëzit nuk janë numra, por ndonjëherë numrat flasin shumë për njerëzit, sidomos për dhjetëra mijëra që kanë ikur nga lufta bashkë me familjet e tyre. Evropa duhet të jetësojë përgjegjësitë dhe të ndihmojë”, tha Papadimoulis.

Kryebashkiaku i ishullit Lesbos, Spyros Galinos, tha se marrëveshja BE-Turqi ka shtuar edhe më shumë problemin duke bllokuar refugjatët në ishullin e Egjeut.

Gjatë konferencës për mediat në Bruksel, zv/presidenti i PE-së, Dimitris Papadimoulis, kritikoi ashpër Britaninë e Madhe për refuzimin e saj të pranojë refugjatë.

“Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj refugjatëve është i egër, këta njerëz kanë ikur nga ISIS-i (DEASH), e dini se kush e ka krijuar këtë përbindësh të madh? Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, dhe tani ato nuk marrin asnjë përgjegjësi”, tha Kouloglou.

Sipas shifrave zyrtare të qeverisë greke, rreth 60.000 refugjatë dhe emigrantë aktualisht janë të bllokuar në Greqi nga të cilët 6.000 gjenden në ishullin Lesbos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button