Arabia Saudite, Katari dhe Turqia e mbështesin SHBA-në dhe Rusinë për armëpushimin në Alepo

Arabia Saudite, Katari dhe Turqia pranuan të marrin pjesë në negociatat me SHBA-në dhe Rusinë me qëllim që të përpiqen ta kufizojnë opozitën nga ekstremistët, të cilët veprojnë në qytetin sirian Alepo, deklaroi ambasadori rus në KB, Vitalij Çurkin.

Ai theksoi se kjo ide, për të cilën moti insiston Rusia, ka qenë temë e bisedave diplomatike në Lozanë fundjavën e kaluar.

“Është paraparë që përfaqësuesit ushtarakë nga SHBA-ja, Rusia, Arabia Saudite, Katari dhe Turqia të vazhdojnë ta shqyrtojnë idenë e tillë. Tre vendet e fundit shprehën qëllim që të bashkëpunojnë me grupet opozitare me qëllim që ata të ndahen nga Fronti an Nusra”, theksoi Çurkin.

Sipas tij, luftëtarët e Frontit an Nusra, dega siriane e Al Kaedës, të cilat në Alepo janë bombarduar vazhdimisht nga aeroplanët rus dhe sirian, duhet ta braktisin qytetin ose do të shkatërrohen. Çurkin shtoi se nëse terroristët tërhiqen nga Alepo marrëveshja nga Lozana parashikon opozita që të negocioj për ndërprerje të luftimeve me Qeverinë siriane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button