PDSH: Zgjedhjet presidenciale të kota, gati për ata parlamentare

Mbrëmë Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e kryesisë qendrore në Gostivar, ka diskutuar rreth zgjedhjeve të shpallura presidenciale dhe paralajmërimet për zgjedhjet e mundshme parlamentare.<

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi, u shpreh se sipas kësaj partie,zgjedhjet presidenciale janë të parëndësishme ndërsa për ata të parakohshmet janë gati.

“Edhe kësaj radhe po dëshmohet se BDI-ja pranon pa asnjë kusht çdo variant të VMRO-DPMNE-së rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Paralajmërimi i tyre është skenar i VMRO-DPMNE-së dhe BDI heshturazi e pranon çdo variant të VMRO-së. Në analizat e bëra në mbledhjen e kryesisë së PDSH-së u rikonfirmua qëndrimi se zgjedhjet presidenciale janë të parëndësishme dhe nuk sjellin asgjë të re, megjithatë situata do të ndiqet dhe varësisht nga zhvillimet do të sillet vendimi përfundimtar. Për zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare PDSH-ja është gatshme” tha Tresi.

Lajme të ngjashme

Back to top button