Kush po lufton në betejën për qytetin Mosul?

Rreth 30 mijë ushtarë kryesisht të udhëhequr nga forca irakiane, janë përfshirë në operacionin i cili është duke u zhvilluar në përpjekje të rimarrjes së qytetit Mosul.

Kjo pasi qyteti Mosul ishte okupuar nga ISIS, që nga viti 2014, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq rreth 4 mijë policë kurdë, kanë filluar pastrimin e fshatrave në lindje.

Luftëtarë sunitë dhe forca paramilitare të udhëhequra nga shiitë është paraparë të jenë pjesë e kësaj beteje.

Poashtu avionë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër ISIS, kanë siguruar mbështetje ajrore.

Personeli i Operacioneve speciale amerikane, ka këshilluar forcat në terren. Forcat Elite të Irakut kundër terrorizmit  pritet të bashkohen në ditët e ardhshme.

Ndërsa rreth 4 deri në 8 mijë besohet të jetë numri i pjesëtarëve luftëtarë nga grupi i ISIS, të cilët tentojnë të mbrojnë qytetin duke mbajtur të okupuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button