Shikoni sa ka ndryshuar Angelina Jolie që nga viti 1991 deri sot (FOTO+VIDEO)

Angelina Jolie ka nisur të jetë pjesë e biznesit kinematografik qysh në vitin 1982, kur pati një rol të vogël në filmin e të atit, Jon Voight “Lookin’ to Get Out.” Dhe në më shumë se 30 vjet më vonë, fituesja e ҫmimit Oscar, është akoma një prej aktoreve më të pëlqyera, më të paguara dhe më të suksesshme — ama askush nuk mund të mohojë se ka kaluar përmes një transformimi të madh. Në videon e mëposhtme, shikoni sa shumë ka ndryshuar fytyra e Jolie përgjatë viteve!

41-vjeҫarja, e cila pak javë më parë deklaroi divorcin nga bashkëshorti Brad Pitt (20 shtator), e nisi karrierën kur ishte ende fëmijë, që në vitet ’80, ndërsa zyrtarisht u bë pjesë e kinematografisë në fillim të viteve 1990, me një pamje të freskët prej bruneje dhe me onde të natyrshme.

Pas kësaj, aktorja e “Mr. & Mrs. Smith” eksperimentoi me shumë stile flokësh, duke përfshirë edhe flokët e shkurtër (pixie cut), bazuar nga roli i Gia-s në vitin 1998), bionde me kaҫurrela, pastaj me ngjyra të tjera e shumë modele glamour deri sot — kur ylli global i kinematografisë, gëzon ende një fuqi të jashtëzakonshme jo vetëm në tapetin e kuq, por edhe në shoqëri për ndikimin dhe ndihmën e saj humanitare.

Shikoni se si ka ndryshuar Jolie që nga 1991 deri sot përmes kësaj videoje interesante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button