Terroristi serb që planifikoi kidnapimin e Gjukanoviqit – “Kosova, nëna ime” (VIDEO)

“Kosova është nëna ime…”. Kështu fillon himni i xhandarmërisë serbe që është kompozuar nga ish-shefi i xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili u arrestua sot në Malin e Zi, bashkë me 19 të tjerë serb të cilët planifikonin kidnapimin e kryeministrit malazez.

I njohur për agjendë të qartë ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë, ndaj kosovarëve, Dikiq kishte thënë se “gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën”. Këtë e kishte thënë hënë gjatë një vizite në veriun e Kosovës duke u fotografuar para kishës së Shën Dimitrijes në veri të Mitrovicës.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën, ndërsa ju serbë kurrë nuk do ta lëshoni tokën e shenjtë serbe, Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkruar Dikiq në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagimi i tij kishte ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes për kontrollin e zonës 25 km të hapësirës ajrore të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën mes ushtrisë së Serbisë dhe forcave të KFOR-it në Kosovë.

Ai dyshohet se ka qenë disa herë edhe në Kosovë,  por Serbia duket se nuk dëshiron të ketë lidhje me të. Mediat serbe pro-qeveritare e quajnë atë si njeri që ka udhëhequr grup kriminal dhe tregtonte kokainë.

Ministri serb i policisë, Nebojsa Stefanoviq, ka thënë se Serbia nuk e ka pasur njohuri për veprimtarinë e tij.

“Unë jam informuar nga mediet për këtë gjë. Ju garantoj që policia nuk ka marrë pjesë në veprime të tilla. Ne jemi duke pritur policinë dhe prokurorinë e Malit te Zi të kemi një njoftim zyrtar lidhur me këtë”, ka thënë ministri serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button