Mali i Zi, arrestohen 20 shtetas serb të akuzuar për aktivitet kriminal dhe terrorist

Policia ka arrestuar 20 persona nga Serbia, ndërsa një është në kërkim, nën dyshimet se në territorin e Malit të Zi kanë kryer veprën penale të themelimit të organizatës kriminale dhe veprën penale të terrorizmit, tha drejtori i Policisë, Slavko Stojanoviç, raporton Anadolu Agency ( AA).

“Është e vërtetë se oficerët e policisë, gjatë natës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë me koordinim dhe me urdhër të Prokurorisë Publike Speciale, duke vepruar në përputhje me të dhënat operative dhe të inteligjencës të cilat i posedonte policia, janë arrestuar 20 persona, shtetas të Serbisë, ndërsa për një person, gjithashtu shtetas i Serbisë është në kërkim”, tha Slavko Stojanoviç, drejtori i Policisë së Malit të Zi.

Ai theksoi se “personat në fjalë dyshohen se në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të themelimit të organizatës kriminale dhe terrorizmit.”

“Ata, siç dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kishin për qëllim që fillimisht të marrin armët automatike, dhe pastaj në mbrëmje të kryejnë sulme kundër institucioneve të sistemit, policisë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe sulmet ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit”, tha Stojanoviç.

Drejtoria e Policisë në lidhje me ngjarjen, sipas procedurës, prokurorisë i ka dorëzuar informacionin që është planifikuar për publikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button