Mashtrimi i madh i mjeshtërve të politikës!

(Një përgjigje miqësore mikut z. Abdulla Mehmetit për shkrimin me titull: “Pse dështojnë përpjekjet për krijimin e frontit të përbashkët të opozitës shqiptare në Maqedoni”)

Duke marrë parasyshë se analisti z. Abdulla Mehmeti herë pas here me shkrimet e veta paraqitet në opinionin shqiptarë si mjaft serioz dhe i përpiktë, edhe unë vendosa që me të njëjtin seriozitet të bëj leximin dhe analizën e merituar shkrimeve të tija, sidomos shkrimit të fundit. Por, në shkrimin e fundit me nëntitull: “çirakëve të deridjeshëm në politikë nuk mund t’u besohet ndërtimi i shtetit me koncept të ri,” përveç se ishte thumbues për liderët opozitar, në të njëjtën kohë ishte edhe mjaft nënçmues. Por, përderisa autori shpreh vetëm bindjet dhe vlerësimet e tija për opozitën dhe opozitarët në përgjithësi, mu desht që të ulem të shkruaj dhe t’i jap një përgjigje, sepse heshtja konsiderohet pranim i një kualifikimi të tillë. Si një nga “çirakët” e përmendur dhe të dokumentuar me fotografi, ku në ballinë prezentohen tri “çirak” dhe një mjeshtër i politikës, Ilir Meta. U qesha ndër vete duke lexuar shkrimin, duke parë fotografinë, për një kualifikim të tillë.

Bota njerëzore, që nga fillimet e saja, zhvillimin e ka kaluar në këtë mënyrë: Prind- fëmijë, mjeshtër-çirak, dhe zhvillime të kësaj natyre që është përcjellë brez pas brezi. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë përgjihmonë. Askush nuk lind i ditur dhe askushi nuk lind mjeshtër. Por, është shumë me rëndësi për “çirakun” se nga cili “mjeshtër” ka vendosur të marrë zanatin, njashtu po aq e rëndësishme edhe për “mjeshtërin” se cilin “çirak” e ka përzgjedhur për t’ia përcjell mjeshtrinë e tij. Në këtë rast, kemi të bëjmë me mjeshtrinë e hedhjes së valles në politikë dhe “çirakëve” të tyre të cilët i ndjekin “mjeshtërit” hap pas hapi, në ngritjen e këmbëve, përdredhjen e mesit, si dhe përdredhjen e mindilit. Miku im z. Abdulla Mehmeti, nuk jeni racional dhe nuk keni bërë përpjekje për të kuptuar pozicionet shpirtërore të “mjeshtërve” dhe të “çirakëve.” Nuk bëhet fjalë për mosnjohje të lojës politike nga “çirakët,” dhe për mjeshtëri të jashtëzakonshme të disa “mjeshtërve” për të luajtur lojën politike, por problemi qëndron krejtësisht dikund tjetër. Kësaj i thonë “dalldisje” në lojë.

Nuk është vështirë të kuptojsh lojën politike, sidomos nëse je i vendosur për të sakrifikuar për të mirën e kombit, fesë, dhe atdheut, dhe je i vëmendshëm për të kuptuar lojën se si luhet. Patjetër, një ditë, çdo “çirak” që ka pak vigjilencë do të mësojë që ta luaj lojën, por do ballafaqohet me dilemën se mbi kurrizin e kujt do e luan këtë lojë, do sakrifikon kurrizin e vet për të drejtuar kurrizin e poppullit të vet, apo do e sakrifikon kurrizin e popullit për të drejtuar kurrizin e vet. Këtu kemi të bëjmë jo me mosnjohje të lojës, por me mospëlqyerje të mënyrës se si luhet loja nga ana e “mjeshtërve” të dalldisur. Kështu që, nga dalldisja e madhe, “mjeshtërve” ju kanë rrënë brekët poshtë, dhe unë si çirak i kam pa “mjeshtërit” e tillë, por nuk kam qenë në gjendje të kuptojë, se a thua vallë loja është e tillë që patjetër duhet të luhet me brekët poshtë, apo “mjeshtëri” nga dalldisa e tij nuk heton se i kanë rrënë brekët. Kështu që, unë si “çirak” këtë e kam pa një kohë të gjatë, këtë e shohin shumë njerëz, intelektual të përgjegjshëm, por kemi bërë përpjekje maksimale që t’i përcjellim “mjeshtërit” deri në fund të lojës, me qëllim që të mos marrim përgjegjësi mbi vete për prishjen e lojës. Disa herrë më janë drejtuar me fjalët se a nuk din, apo nuk dëshiron të luajsh, jam përgjigjur shkurtë: edhe dijë, edhe dua, por nuk mundem të luaj kaq pis dhe pandershëm. Disa nga ne “çirakët” jemi të turpëruar nga mënyra se si e luajnë lojën “mjeshtërit,” kurse disa nga “mjeshtërit” të dalldisur vazhdojnë të luajnë me bindje se janë duke luajtur lojën mirë, dhe nuk i heton askush se në kurriz të kujt janë duke luajtur. Por, besoj se tani është koha që t’i bëhet me dije “mjeshtërit” që i kanë rrënë brekët që moti.

Pasiqë jam njohës i mirë edhe i teologjisë, dhe bazat e mija të edukatës qëndrojnë pikërisht në mësimet hyjnore dhe të profetit tonë Muhamed a. s., i cili njerëzimin në tërrësi e përshkruan si një ndarrje fati të përbashkët, të hipur në një anije , e cila lundron në mes të detit. Kjo nënkupton, të gjith si një zë, një shpirtë, dhe një qëllim, mirëmbajtjen e anijes së përbashkët. Kjo botë është anije e përbashkët njerëzore dhe i tërë njerëzimi ka një fat të përbashkët: o do ta mbajmë dhe do të jetojmë të gjith të lumtur, o do t’ju lejohet disave të papërgjegjshmëve që të shkatrrojnë anijen dhe të vendosin për fatin e gjith nerëzimit. Brenda anijes së madhe njerëzore kemi mundësi të ndërtojmë edhe anije shtetërore më të vogla të cilat lundrojnë në detë, por duke respektuar rregullat, dhe duke mbajtur llogari që të mos përplasen njëra me tjetrën apo të përplasen me bregun.

Të bëhesh politikan, qoftë “çirak” apo “mjeshtër,” nënkupton të jeshë kapiten i mirë që të marrish besimin e fateve njerëzore për të lundruar me anije në detin e hapur, duke ju sjellë udhëtarëve lumturi, dhe duke i mbrojtur nga çdo fatkeqësi eventuale. Por, e gjitha kjo e ka kuptimin e plotë vetëm nëse udhëtarët ia besojnë detyrën kapitenit, e cila nuk merret me dhunë, nuk trashëgohet dhe nuk kidnapohet, sepse në të kundërtën fiton urrejtjen e udhëtarëve dhe jobesimin e tyre. Në mësimet moderne ekziston litëraturë e pafundme, shkolla të specializuara për “çirak” dhe për “mjeshtër,” të cilët duan të merren me zanatin e politikës, ose thënë shkurtë, me zanatin e kapitenit për të udhëhequr lëvizjen e anijes. Prandaj, nuk jemi aq analfabet që të mos kuptojmë dhe të mos dimë konventat ndërkombëtare se sa, si, dhe ku lejohet dhe ku nuk lejohet të lundrohet në detë të hapur, për të mirën e popullit të cilit dëshiron ti prijshë.
Me qëllim që të mos filozofoj shumë dhe të mos shes mend pa vend, do të jemë më i qartë dhe më i drejtpërdrejtë në këtë përgjigje. Mosarritja deri te unifikimi i opozitës nuk është rezultat i injorancës së “çirakëve.” Njashtu, harmonia e arritur mbrenda pozitës dhe përkrahësve të saj nuk është rezultat i mjeshtrisë së tyre të jashtëzakonshme, por e vërteta është krëjtësisht ndryshe. Për ta shpjeguar më mirë këtë fenomen do të mundohem ta ilustrojë më së miri nëpërmes anekdotës së shoqërimit të korbit dhe të shqiponjës. Kur një ditë një njeri i shef të shoqërruar rastësisht korbin dhe shqiponjën, habitet se si është e mundur të kishte lindur kjo shoqëri nëmes tyre, që gjatë kohë kanë qenë në hasmëri. Kur udhëtari u afrua sa më afër pa se ata nuk ikin, atëherë kuptoj se të dyja kishin të thyer këmbët , dhe ajo që i shoqëronte nuk kishte asgjë tjetër përpos “sakatllëku,” ku njëri ishte bërë sakat nga ndeja e gjatë në pozitë kurse tjetri nga ndeja e gjatë në opozitë, dhe jo vetëdija e lartë apo programi kombëtarë. Duke ecur më tutje, pa disa shpëzë të cilat i vërsuleshin njëra tjetrës dhe asesi të bëhen bashkë. Edhe pse i habitur, më në fund zbuloi sekretin e mosbashkimit të tyre, dhe pa se aty afër qëndronte një kafshë e ngordhur pas të cilit urria për të marrë sa më shumë nga mbetjet e kafshës së ngordhur, i nxite që të sulmojnë njëri-tjetrin, dhe assesi të bashkohen.

Bindja e gabuar e shumë njerëzve se pozita dhe opozita janë para ngordhjes së tyre, dhe tani më haptazi po u buzëqesh fati, i ka futur në një kacafytje për vdekje ende pa u afrua as për së afërmi cakut të dëshiruar. Me sa e kuptojë unë, në politikën shqiptare nuk ka bashkim të mirëfilltë të “mjeshtërve” të politikës nga vetëdija e lartë kombëtare apo fetare. Njashtu nuk ka as përçarrje përshkak të vetëdijes së lartë mbi rrugët për arritjen e qëllimeve dhe interesave kombëtare dhe fetare. Por në fakt, këtu kemi të bëjmë me një zullum të madh 50 vjeçar të kohës së komunizmit, dhe 25 vjeçar të pluralizmit, që kanë ndodhur të gjitha mbi kurrizin e këtij populli. Gjatë kësaj periudhe kohore, disa njerëz i kanë shërbyer armikut në mënyrë tinzare me breza të tërrë, për përfitime personale dhe familjare, në dëm të popullit dhe atdheut, ndërsa disa të tjerrë kanë sakrifikuar me breza të tërrë gjithçka nga ajo që poseduan, dhe në fund edhe shpirtin e tyre. Në mesin e këtyre dy grupeve është populli i përvuajtur, i cili nga injoranca për të kuptuar rrugën, formën, dhe mënyrën se si mund të dilet nga ky ferr nga i cili e futën rrethanat historike dhe mbeti me shekuj nën kthetrat e armiqëve largëpamës dhe të përbetuar. Unë besoj se ne jemi këtu ku jemi pikërisht përshkak të kësaj injorance dominuese tek populli i shtypur, në përgjithësi shiqptarë, sidomos tek populli shqiptarë në Maqedoni, i cili historikisht është një pjesë në të cilën me shekuj ka dominuar injoranca dhe analfabetizmi, dhe shpesh herë i ka besuar atij që më së shumti e ka tradhëtuar. Mirëpo, ne nuk kemi kohë më të merremi me të kaluarën, dhe jemi të detyruar medoemos të gjithë, në mënyrë kolektive dhe idividuale, të mobilizojmë të gjitha forcat për dalje nga kjo situatë ku jemi.

Nëse më pyesni mua si “çirak” se pse zgjatë kaq shumë lufta për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe assesi nuk i shihet fundi, do t’iu them troç dhe shkurtë: Atje ku fëmijët bëjnë shtet, luftë, apo politik, gjithçka zgjatë me pafundësi. Atje ku të mëdhenjtë e bëjnë luftën dhe paqen, gjithçka përfundon shkurtë, shpejtë, dhe saktë. Politikanët maqedonas dhe shqiptar e kanë patjetër që tani të meren vesh përfundimisht dhe ti kthehen vetes dhe të ardhmes , fëmijëve të tyre. Mjaft bënë punën e argatit të politikave të dështuara në Balkan dhe më gjërë. Dyftirësia dhe hipokrizia e të bërit politik, sidomos ndaj popullit tënd i cili të ka besuar qoftë edhe një votë të vetme, i ka ardhur fundi dhe duhet dhënë llogari për të lejuar që ky popull të eci përpara. Personalisht, të bërrit politik e kam kuptuar të kundërtën e asaj që shumë kush e ka formuar si bindje,se sa më i pafytyrë qe je aq më i suksesshëm je. Unë ndaj bindje të kundërt, sa më i sinqertë që je dhe sa më i thelluar që je në kërkim të zgjidhjes së rrugës së ndershme, aq më shumë besim dhe respekt do fitosh nga ky popull i pervuajtur. Unë mendoj se ka ardh koha që politikanët duhet të jenë shumë vigjilent me qëllim që të mos i merr euforia e zgjedhjeve dhe votave, dhe sërrisht të përsërisin gabimet që kanë bë deri më tani, por të analizojnë mirë se ku kanë gabuar deri më tani.

I nderuari mik z. Abdulla Mehmeti, ju dhe shumë të tjerë, keni të drejtë kur akuzoni opozitën dhe opozitarët se nuk po arrijnë të bashkohen. Një nga ata të cilët më së tepërmi përfolet se nuk jep kontributin e duhur për t’u bashkuar opozita jam unë, kryetari i RDK-së Vesel Memedi, prandaj më duhet të jemë i sinqert dhe të themë të vërtetën e mospërfilljes dhe mosmarrjes pjesë në disa iniciativa për bashkim dhe bashkpunim të opozitës.

1. Të gjithë ata të cilët thirren në emër të opozitës dhe hudhin gurrë e dru mbi pozitën, në asnjë rast nuk u ndalën dhe nuk bënë një korrigjim të vogël vetes dhe të gabimeve të tyre brenda asaj pozite të cilës i shërbyen gjatë kohë.

2. Opozita e vërtetë formohet nga njerëz të pakënaqur nga realizimi i platformës, programit dhe premtimeve të pozitës. Brenda opozitës së vërtetë, zërrat më të zëshëm vijnë nga ata të cilët më së miri kuptojnë rrezikun e qeverisjes së pozitës e cila rrezikon interesat vitale të kombit, shtetit, qytetarit dhe të drejtave elementare njerëzore. Brenda opozitës së vërtetë, grumbullohen njerëz me vizion të qartë për të ardhmen dhe me fakte dhe argumente të dëshmuara për gabimet e të kaluarës kur ishin në pozitë. Brenda opozitës së vërtetë, qarkullojnë ide, mendime, dhe zhvillohen debate të brendshme demokratike që pikësëpari eleminojnë dhunën, përçmimin dhe interesat personale. Brenda opozitës së vërtetë, bëhen shpalosje publike të gabimeve mbrenda vet opozitarëve dhe të pastrimit të figurave të tyre, dhe më pas kërkohet llogari për gabimet dhe pastërtinë e figurave që pretendojnë se janë pozitë, dhe bartin përgjegjësi për drejtimin e shtetit, demokratizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Si një nga figurat opozitare nuk kam përkrahur disa nga iniciativat për një bashkim shkel e shko të ofruar nga individ, shoqata qytetare dhe lëvizje politike, përshkak të iniciativave të dyshymta dhe platformave të shkruara dhe të ndryshuara brenda natës. Deri më tani, nuk u ofrua ajo që unë dhe shumë njerëz tjerrë presin, një platformë e lindur nga debatet akademike universitare, apo nga ndonjë grup ekspertësh të cilët minimum do bënin një analizë të thellë të asaj që është e identifikuar si interes kombëtarë dhe që është dashur të bëhet dhe realizohet nga subjekte të ndryshme të cilat qëndruan për vite të tërra në pozitë, dhe që abuzuan me shtetin dhe pushtetin në çdo drejtim. Për të qenë më objektiv, ndoshta rrethanat kohore të një kostelacioni më të gjërë, i pa mundësuan në realizimin e platformës kombëtare dhe qytetare.

Prandaj të bashkohesh sa për t’u bashkuar ose sa për t’ia bërë qejfin vetes apo dikujt tjetër, se jemi duke bërë punën e opozitës, dhe të ushqesh me iluzione qytetarët e ndershëm se me ardhjen tonë në pushtet do të ndryshoj gjithçka për të mirë të qyetarëve, dhe se atë që nuk kanë arritur të tjerrët ta bëjnë brenda njëzet e pesë viteve të tranzicionit ne do ta bëjmë shumë lehtë dhe shumë më mirë, duke dhënë një nënshkrim të thjeshtë, e shoqërruar edhe me një fotografi të përbashkët në një konferencë për shyp para mediave dhe faktorit ndërkombëtarë, mua më duket thjeshtë një lojë e shikuar, e dëgjuar dhe e përsërritur shumë herë në të kaluarrën nga shumë aktorë të ndryshëm në skenën politike shqiptare në Maqedoni. Nuk jam idhtarë i maksimës popullore “mbama nënë kopilin, ti them kurvë sa s’më ke thënë.” Jam i interesuar qe në mënyre demokratike, me fakte dhe argumente te vendoset për largimin nga loja e të gjithë atyre aktorëve të cilët luajtën me ndjenjat e këtij populli, me dyftyrësi dhe hipokrizi të paparë.

Pra unë jamë për një bashkim të shëndoshë, mbi një platformë të shëndoshë, dhe me aktorë të shëndetshëm që nuk bartin me veti barrën e përgjegjësisë nga e kaluara. Paraprakisht ju kërkoj falje të gjith atyre që ndjehen të zhgënjyer nga unë pse nuk marr pjesë në këta lojëra parazgjedhore të përgatitura nga pushteti i kalbur në korrupsion, dhe ku padrejtësia dhe zullumi ndaj qytetarëve të ndershëm është gjithandej. Më vjen keq që ende jemi aty ku ishim, të bashkuar mbi interesa personale, ti më jep mua unë të jap ty, ti më mbro mua, unë të mbroj ty, ti mos më shpalos mua, unë nuk të shpalos ty. Thjeshtë vazhdojmë edhe si pozitë edhe si opozitë ti hudhim pluhur në sy popullit, të organizuar me grupe interesi, me banda kriminele, me premtime boshe, me premtime për përfitime personale, dhe shumë largë asaj për një bashkim për interesa strategjike, afatgjate të kombit dhe të shtetit. Debatet tona edhe në këtë kohë zhvillohen mbi pozicionin e të fortit, kërcënimit, shantazhit dhe joshjeve me para të pista. Do vazhdoj të jap kontribut bashkë me njerëz të fushës akademike që janë të interesuar për ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe qytetare, që vota e tyre të mer vlerën e duhur dhe vet populli të vendos me votën e lirë se kush duhet ta perfaqësoj në të ardhmen e afërt. Unë besoj se Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Aleanca për shqiptarët kanë vendosur një taban të shendoshë kombëtarë për ta gjetur veten çdo shqiptar i vetëdijshëm që ndjehet i zhgënjyer nga politikat mashtruese të “mjeshtërve” të mashtrimit të madh.

Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button