Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit

Pa energji elektrike nesër prej orës 08:30 e deri në orën 10:00 do të mbeten shfrytëzuesit nga bulevardi “Brigada e tretë e Maqedonisë” në zonën rreth Kolegjit Amerikan në komunën e Aerodromit.

Siç njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, nga ora 09:00 e deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugës “Hristo Batandziev” në komunën e Gjorçe Petrovit.
Pa energji elektrike nesër nga ora 13:30 e deri në orën 15:00 do të jenë shrytëzuesit e rrugës “Kiro Fetak” seksioni afër binarëve në komunën e Kisella Vodës.

Nga ora 10:30 e deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të mbetet shfrytëzuesit në rrugën “Maleshevska” nënrrugica 1, ndërsa nga ora 12:00 e deri në orën 13:30 shfrytëzuesit nga rruga 9006 në lagjen Draçevë, në komunën e Kisella Vodës.

Në komunën e Karposhit nesër pa energji elektrike nga ora 11:00 e deri në orën 12:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Borka Taleski” dhe “Atinska”, ndërtesat nr. 21, 23, 25 dhe 29A, prej orës 08:30 e deri në orën 15:00 përdoruesit nga një pjesë e rrugës “Franz Presheren” nga ora 14:00 e deri në orën 15:00 përdoruesit e rrugës “Njegosheva” dhe nga ora 09:30 deri në orën 10:30 shfrytëzuesit e bulevardit “Metropolitan Teodosij Gologanov” dhe numri 72 dhe rruga “Atinska” numrë 12.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button