Flokë plot shkëlqim, 2 maska të thjeshta që mund t’i bëni tani, para se të flini

Mbase angazhimet ditore nuk ju lejojnë të kushtoni kohë për t’u kujdesur për veten, por tani në darkë (para se të flini) është momenti i duhur për të fituar kohën e humbur.

Pa shpenzuar asgjë, me ingridientë që keni në kuzhinën tuaj mund të realizoni dy maska shumë të thjeshta, për të gjallëruar dhe forcuar flokët tuaja…ndërkohë që flini. Këta përbërës përthithen menjëherë nga flokët dhe i bëjnë ato më të forta e më të shëndetshme.

Me vaj kokosi

Vaji i kokosit
Vaji i kokosit

Për t’iu falur shkëlqim dhe butësi flokëve provoni të realizoni një maskë me vaj kokosi. Përzieni në një enë masa të barabarta (në varësi të gjatësisë dhe dendësisë) mjalti dhe vaj kokosi dhe vendosini në mikrovalë për 30 sekonda. Pasi të përzieni mirë masën aplikojeni në flokë. Lidhini flokët dhe vendosni në to një kapuç tualeti. Në mëngjes lajini si zakonisht.

Vaj ulliri, “mrekullibërësi”
vaji-i-ullirit-ilac-per-floket-dhe-lekuren-tuaj

Është maska më e thjeshtë në përdorim, që mund t’i bëjë flokët më të buta e t’i rigjenerojë menjëherë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të përzieni pak aloe vera me një lugë vaj ulliri. Aplikojeni nga rrënja deri në anë dhe më pas mblidhini duke vendosur kapuçin e tualetit. Në mëngjes lajini si zakonisht. Këtë procedurë mund ta përsërisni një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button