Tusk: Nuk do të ketë “Brexit” të favorshëm për Londrën

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka bërë të qartë se nuk do të ketë “Brexit” të favorshëm për Londrën.

Alternativa e vetme e Britanisë për “Brexit-in e vështirë” është që Britania të mos largohet fare nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar sot Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Gjatë një fjalimi në Bruksel, Tusk tërhoqi vërejtjen se Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kompromis sa i përket kërkesës për lirinë e lëvizjes, që do të mbetet një kusht për vazhdimin e qasjes së Britanisë në tregun e përbashkët evropian.

Tusk do të kryesoj negociatat me Londrën për largimin e Britanisë nga unioni, përcjellë Rtv21.tv

Siç dihet, britanikët në referendumin e zhvilluar në qershor votuan për largimin e vendit të tyre nga unioni. Kryeministrja e Britanisë, Teresa May, deklaroi se vendi i saj do të iniciojë në mars të vitit të ardhshëm nenin 50 të marrëveshjes së Lisbonës, e që nënkupton fillimin formal të negociatave për largimin e Britanisë nga unioni, proces ky i cili zgjatë dy vjet dhe në kuadër të tij do të zhvillohen negociata komplekse, përfshirë këtu edhe për çështjet si imigracioni dhe qasjen në tregun e përbashkët evropian.

Tusk kritikoi mbështetësit e largimit të Britanisë nga unioni, të cilët i premtuan votuesve se edhe pas largimit, Britania do të ha nga torta e Bashkimit Evropian, duke qartësuar se e vërteta e hidhur është se në tavolinën e negociatave nuk do të ketë torte, por vetëm kripë dhe uthull.

Tusk sugjeroi se në fund Britania mund të vendos që të mos largohet fare nga unioni, edhe pse sipas tij, sot janë të paktë ata, të cilët besojnë në këtë mundësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button