Ja çfarë tha Gruevski pas takimit me euro-komisarin Han

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot u takuan me euro-komisarin, Johanes Han, të shoqëruar nga shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk

Në kumtesën e VMRO-DPMNE-së thuhet se në takim u diskutua për tema të sferave të ndryshme si: për ngjarjet aktuale politike, zgjedhjet dhe krizën e emigrantëve.

Sipas kumtesës, bashkëbiseduesit konstatuan se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Gruevski theksoi se zgjedhjet janë mënyra e vetme për dalje nga kriza politike, kurse për besueshmëri të gjithë procesit dhe ndërtim të besimit është i nevojshëm angazhimi dhe kontributi i të gjitha subjekteve politike.

Gruevski tha se VMRO-DPMNE jep kontributin e saj në përmbushjen e marrëveshjes politike të arritur mes partive.

Sipas kumtesës, bashkëbiseduesit folën për krizën e emigrantëve në të cilën Maqedonia dha kontribut të madh, ndërsa u konkludua se për aktivitete të mëtutjeshme është i nevojshëm koordinim me planet strategjike të UE-së./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button