Steinmeier: Turqia ka të drejtë legjitime të hetojë tentativën e grusht shtetit

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier tha se është legjitime që qeveria turke intensivisht të hetojë tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste të FETO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Steinmeir gjatë fjalimit në Sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg (APKE) tha se të gjithë janë të tmerruar dhe të tronditur nga tentativa për grusht shteti në Turqi.

“Tentativa për grusht shteti në Turqi të gjithë neve na ka tmerruar dhe tronditur. Për fat të mirë u shtyp shpejtë. Është e drejtë legjitime e Turqisë të hetojë intensivisht këtë tentativë”, tha Steinmeier duke shtuar se është me rëndësi që hetimet të bëhen në korniza të parimeve të shtetit juridik.

Ai tha se menjëherë pas tentativës për grusht shteti Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland ishte funksionari i parë i lartë që ka vizituar Turqinë dhe i cili i ka propozuar bashkëpunim Turqisë.

“Jam i kënaqur që Turiqa ka pranuar këtë bashkëpunim dhe që dje këtu në Asamblenë e Përgjithshme këtë e ka theksuar edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoglu. Është me rëndësi që Këshilli Evropian këto punime ti vazhdojë në mënyrë efektive në Turqi dhe bashkë me Turqinë”, tha Steinmeier.

Sipas tij, është e nevojshme që Këshilli i Evropës ti vazhdojë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë.

“I nderuari Sekretar i përgjithshëm i përkrah përpjeket e juaja për sigurimin e mundësive për hyrje të rregullt në Krime të komisioneve për të monitoruar gjendjen e të drejtave të njeriut të formuara nga Këshilli i Evropës. Kjo nuk vlen vetëm për Krimenë por edhe për Osetinë Jugore, Abhazinë, Transnistrinë dhe Malësinë e Karabakut”, tha ministri i Jashtëm gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button