Mjekët: Në spitalin e ortopedisë nuk ka materiale, operacionet shtyhen! (FOTO)

Në Klinikën për ortopedi në Shkup nuk ka materiale themelore mjekësore për  këtë arsye operacionet anulohen merr vesh NOVA nga mjekët në këtë klinikë. Nuk ka gjunjë artificial, pllaka, vida, anestetik, edhe çimento të kockave i cili është i nevojshëm gjatë operacioneve. Mjekët theksojnë se për shkak të këtyre arsyeve dhe pacientët me thyerje kthehen po ashtu dhe disa nga rastet emergjente. Situata është aq alarmante se që nga Bordi Profesional theksojnë se për lëndimet nga aksidentet në trafik Klinika huazon materiale në revers nga barnatoret.

“Kjo situatë zgjati për një vit, por është bërë alarmante, që nga qershori. Ne nuk operojmë me përjashtim të disa ndërhyrjeve të vogla, dhe pacientët  i udhëzojmë në Spitalin kirurgjik të qytetit ose në spitalin “8 Shtatori”. Nuk ka lista për operacione,  frekuenca e  pacientëve  është reduktuar për shkak të kufizimeve “, sipas Bordit Profesional te klinikës për ortopedi.

Arsyeja për këtë gjendje punonjësit e gjejnë në tenderin për të cilin  dyshohet se dy drejtorët, ekonomike dhe profesionale nuk mund të pajtohen për realizim e tij.

Kreu i ortopedisë  Zlatko Temellkovski dhe drejtori ekonomik Aleksandar Stamenkoviç ishin të pakapshëm për prononcim edhe pse disa herë janë kërkuar.

Drejtori profesional, Rexhep Selmani deklaroi se në ortopedi ka furnizimet mjekësore të mjaftueshme.

“Materialet dhe operacionet nuk anulohen, me përjashtim të atyre selektive ose operacioneve të planifikuara. Funksionojnë të gjitha operacionet  emergjente,  nuk është e vërtetë se kthehen pacientët. “, tha Selmani.

Ai argumenton se procedura për tenderin pritet të përfundojë muajin e ardhshëm  dhe se pastaj në klinikën do të jetë e gjitha materialet që ju nevojiten.

NOVA ka publikuar fotografitë e sallave të  operacionit të kësaj klinike muret e të cilës janë në situate të keqe, të cilat janë dërguar nga një burim anonim. Nga fotot  mund të shihet se muret janë të dëmtuara edhe pse klinika  dy vite më parë u rinovua për të cilën janë shpenzuar fonde të konsiderueshme nga buxheti. Pas dy viteve të rinovimit, muret e dhomës operative kanë një sasi të madhe të lagështisë, dëmtime dhe paraqesin një kërcënim ndaj pacientëve të operuar për shkak të mundësisë së infeksioneve.

Pasi publikimit të fotografive udhëheqësia e Klinikës njoftoi se sallat e operacionit do të rinovohen.

Përndryshe, pas shpërbërjes së Qendrës Klinike, traumatologjia, ortopediа dhe Qendra Emergjente janë bashkuar në një njësi të vetme dhe drejtohet  nga dy drejtorë, Temellkovski dhe Selmani. Mjekët nga  Ortopedia  kohë më parë kanë apeluar për problemet, dhe tre vjet më herë largim ka marrë kirurgu Todor Noshpal  për arsye se fliste publikisht për problemet e klinikës. Më pas gjykata morri vendimin se mjeku ka marrë shkarkimin e paligjshëm.

klinika1

klinika2

klinika3-366x650

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button