Anulohet tenderi për tokën në Qendër
Është anuluar tenderi për tokën ndërtimore në Qendër afër Bankës Popullore e cila ishte shitur për 71 denarë për metër katrorë, deklaroi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, transmetoi Telma.
Tenderi është anuluar sepse në ndërkohë tre persona janë paraqitur se posedojnë pjesë të tokës që shteti e ka shitur për ndërtimin e hotelit.
Çmimi i ulët që ishte shitur toka ndërtimore, si dhe fakti se një kompani ka marr pjesë në ankand elektronik ka nxitur revolt në publik edhe nga partitë opozitare.