Alarmante: Për vetëm 9 muaj mbi 3000 të sëmurë nga kanceri në Klinikën për onkologji

Më shumë se 3.000 persona të sëmurë nga kanceri janë të regjistruar vetën në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapi për 9 muajt e fundit duke përfshirë edhe 1 tetorin, ndërkaq deri në fund të këtij viti pritet që numri të arrijë deri në 4.000 persona, konfirmojnë për javoren “Fokus”, nga Spitali transmeton Portalb. Në këtë numër nuk hyjnë pacientët që mjekohen në institucione tjera shëndetësore publike dhe në spitalet private.

Sipas informatave nga Klinika, këto numra në mënyrë alarmante çdo vit rriten, ndërkaq tek ato më së shpeshti vijnë pacientët të cilët tanimë janë të diagnostikuar. Në krahasim me këtë vit, vjet në këtë Klinikë, deri në fund të vitit u regjistruan përafërsisht 4.000 pacientë të rinj.

“Mund të themi se sipas historive medicinale deri të tanishme që i kemi, në Klinikë duke përfshirë edhe 1 tetorin janë regjistruar 3210 pacientë të rinj me kacer. Pritet që numri të rritet deri në fund të vitit”, informojnë nga Klinika, transmeton Portalb.

Sipas statistikave, gratë më së shumti preken nga kanceri i gjirit, në qafën e mitrës, por edhe me tumor në qafën e mitrës, ndërkaq meshkujt më së shumti preken në mushkëritë e bardha, ndërkaq ka gjithashtu ka rritje edhe të tumoreve në sistemin digjestiv (lukth, zorrë të trashë)…

Pacientët më të rinj të cilët mund të gjenden në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, janë prej 17 vjet e më lartë, duke e pasur parasysh se më të rinjtë dhe foshnjat hospitalizohen në Klinikën e Fëmijëve. Por, shtojnë se te to ka pasur edhe pacientë i cili i ka pasur tre vjet, por ka qenë në Radioterapi.

Të dhënat statistikore nga Klinike ende tregojnë se vetëm për 9 muaj, përfshirë edhe 1 tetorin, kanë vdekur 72 pacientë, vjet për tërë vitin kanë vdekur 62 vjet, ndërkaq gjatë vitit 2014 kanë vdekur 76 të sëmurë nga kanceri.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Milan Risteski, thotë se ky nuk është numri i përgjithshëm i pacientëve të vdekur, pasi që shumë prej tyre vdesin edhe në kushte shtëpie, ndërkaq disa prej tyre në spital. Kështu, sipas tij, statistikat e zeza vazhdojnë, numrat janë edhe më të mëdha. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button