Papa Françesku bëri thirrje për “ndërperje urgjente të zjarrit” në Siri

Papa Frençesku sot bëri thirrje për “ndërprerje urgjente të zjarrit” në Siri, e cila duhеt të zgjasë së paku derisa të evakuohen banorët, e veçanërisht fëmijët, të cilët pësojnë nga bombardimet.

“Nuk është në regull të shtyhet. Me këtë ndjenjë e përsëris thirrjen time. I lutem personave përgjegjës me të gjitha forcat të sigurojnë ndërprerje urgjente të zjarrit, ta miratojnë dhe ajo të respektohet, së paku derisa të evakuohen civilët, para se gjithash fëmijët, të cilët ende janë të ngujuar për shkak të bombardimeve të përgjakshme”, theksoi Papa.

Para mijëra besimtarësh, të cilët u grumbulluan në Sheshin “Shën Pjetri” në Romë, papa e theksoi ndjenjën e tij të “afërsisë me të gjitha viktimat e konfliktit johuman në Siri”.

Gjatë bombardimeve të vazhdueshme të disa pjesëve të qytetit Alepo, që është nën kontrollin e kryengritësve, vetëm dje jetën e kanë humbur 25 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button