Gjykata Kushtetuese ka planifikuar ta shfuqizojë Prokurorinë Speciale

Gjykata Kushtetuese për sot në koordinim me shpërndarjen e Kuvendit ka planifikuar ta vendosë në rend dite, pikën për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), por pasi që u anulua shpërndarja për shkak të Buxhetit, Gjykata Kushtetuese i ka anuluar të gjitha pikat për diskutim, transmeton Portalb.

Sipas burimeve të portalit “A1on”, edhe përskaj bindjeve të opozitës që diçka e tillë nuk mundet të ndodhë, Gjykata kushtetuese pas shpërndarjes së Kuvendit, prapë do ta vendosë në rend dite pikën për Prokurorinë Speciale dhe do ta shfuqizojë. Ky plan është bërë nga funksionarë të caktuar të VMRO – DPMNE-së, të cilët janë të përfshirë në masat hetuese të PSP-së, shtojnë nga A1on.

Kjo detyrë i është ndarë, Elena Goshevës, karriera e së cilës mbaron më 1 nëntor, kur dhe mbaron mandati i saj trevjeçarë si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, që pas këtij mandati ajo shkon në pension, shtojnë burimet e A1on.

Përndryshe, sot pushteti, nëpërmjet kumtesës kërkoi që LSDM-ja, që sot të dorëzojë kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, ndërkaq të njëjtën tanimë e ka dorëzuar lideri i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button