Skandali që nuk ishte skandal – (Disneyland dhe Watergate)

Si shembull përfekt për të ilustruar mund të merret Disneyland, duke filluar me lojërat e iluzioneve dhe fantazmave, piratet, bota e së ardhmes etj. Kjo botë imagjinare supozohet që të jetë ai mekanizëm funksional i veprimeve në mënyrë të sukseshme. Mirëpo turma që është aty, është tipike ai mikrokozmi social, Amerika reale e dhëne në miniature dhe besimtare me shkelqimin e saj. Në këtë botë imagjinare vetëm fantazmagoria është e brendshme me nxehtësine dhe afeksionin e turmes. Profili objektiv i Amerikës ndoshta mund të gjurmohet përmes Disneyland. Edhe pse në morfologjinë e individeve dhe të turmes ajo ka të gjitha vlerat në forma komike, mirëpo janë në miniature. E përmbledhur e përmbajtur dhe pacifiste. Kur analizat ideologjike të Disneyland tretën në menyrën e jetësës së Amerikanëve, shkrihen në vlerat e vlerave Amerikaneve.

Të idealizuar ata transpozicionojne realitetin kontradiktor mirëpo kjo përputhet më atë që e quajme fusha ideologjike e pastër e cila shërben për të mbuluar rendin e tretë të simulimit. Disneyland shërben për të shkrire atdheun real me të tëre realen Amerikane që është edhe Disneyland. Si shembull shërbejne Burgjet që tregojnë faktin se shoqëria duhet të sherbeje në të gjitha instancat e tyre dhe në gjithepushtetin e tyre qoftë ai banal që është arrestues. Disneyland nuk është as e vertete mirëpo nuk është as falso, është një makineri tokëzuese e cila sjell rend në trrillimin e reales. Ndërkohë që fëmijet rrezikojnë të bien në degjenerim të kësaj imagjinate, më kuptimin e botes femijore në rend për të venë rend e cila na shtyn të besojme që të rriturit janë ‘diku tjetër’. Në botën reale dhe në përputhje të faktit që femijëria e vertete është diku tjeter ndodh që të rriturit që shkojnë atje, fillojnë të sillen si femijë për të përjetuar ato iluzionet që nga femijëria e tyre. Këtu paraqitet domosdoshmëria për imagjinaten për të përjetuar simpatinë në sistemin nervor.

Ndikimi politik apo magjepsja politike (Watergate) njëjtë sikurse Disneyland më ndryshim që këtu mbizoteron skandali që  nuk ka diferencë mes fakteve dhe denoncimit të tyre. Metoda identike janë të aplikuara nga CIA dhe nga gazetarët e Washington Post. Të njejta veprime dhe operacione që arrijnë të tregojne skandale shteterore. Duke u munduar të rigjenerohen parimet morale dhe politike permes imagjinares si kuptim per të rigjeneruar parimin e reales. Denoncimi i një skandali gjithmonë paguar haraçin e saj, Watergate dhe e gjithë ajo që ndodhi në të është imponuar idea se ajo ishtë një skandal – në këtë kuptim ishtë një operacion i jashtëzakonshëm i intoksikimit. Riinjeksioni i një doze të moralitetit politik në rend global. Në emer të moralit bëhet thirrje për të luftuar në menyrë racionale pra të luftosh në atë menyrë që të përllogaritësh çdo gjë. WATERGATE asocion në një skandal mirepo kuptimi qëndron në atë si mund të lexohet. “Watergate is not a scandal” (Jean Baudrillard Simulations 1983) kjo në periudhen që është ekzekutuar ishte e papranueshme për sistemin e atëhershëm dhe një goditje në sistemin moral – ekonomik. Kjo fantazmagori e kontrasteve sociale është e mbushur me obligimet per shoqërinë dhe ndërkohe nuk ka nëvoje për revolucion, me rëndësi është të pranohet formula e shkëmbimit.

Watergatë ishte thjeshtë një kurth i arkitekturuar nga sistemi për të zënë kundërshtarët. Një simulim i skandalit në një fund rigjenerues. Bashkimi i sistemit dhe alternativave te tij ekstreme përngjasojne me dy fundet e pasqyres së përthyer. Kthesa vicioze e hapësires politike ëshë e magnetizuar, e rrethuar dhe e pakthyeshme nga e djathta në të majte. Konjuksioni i dëshirës dhe vleres dhe kapitalit janë kënaqësite e fundme dhe janë metamorfoza e ligjit ku vetëm kapitali merr kënaqësine. “Lyotard thotë që përpara së të mendosh njëherë merr kënaqesinë në kapital. Duke tejkaluar deshirën të Deleuzë një kundërpërgjigje enigmatike sjell këtë dëshire e cila ‘bën revolucion nga vetevetja dhe në pavullnetin, e cila kërkohet ajo që është e kërkuar”.

Kjo që vete kërkohet represioni dhe investon ne paranojat dhe sistemin fashist. Jo shumë gjate puna dhe seksi ishin në menyrë ekstreme të kundërta, ndërsa sot ato janë të shpërbëra në po atë sistem. Diskursi historik merr forme nga e kundërta e vetevetes, nga vetë natyra e cila jep kuptim pushtetit. WATERGATE është një nga skandalet e shumta që pasqyrojne se si sistemi perdore dhe funksionon përmes këtyre funksionimeve duke u munduar për të rigjeneruar parime që simulojne skandale, fantazma dhe vrasje. Si një lloj trajtimi hormonal nga krizat dhe mohimi, që gjithmone duhet shtruar pyetja nësë kjo është ajo që ndodhë realisht apo është simulim. Jean Baudrillard referon së çdo gjë është metamorfoze me mes inversionit për të vene regull, çdo forme e pushtetit, çdo situate flet nga vetja sepse ështe e ndeshkuar dhe dënuar  në rend për t’u arratisur nga simulimi i vdekjes në agonine reale.

Pushteti mund të vrase veten dhe te rizbulojë nje grimcë ekzistence dhe legjitimiteti. Ka presidente Amerikane që jane vrare sepse kishin dimension politike, ka edhe presidente qe jane ndëshkuar me vdekje dhe metoda të tjera sepse thjeshte e kerkonte sistemi – pra një simulim që sistemi te funksionoje. Të jesh i bekuar nga pushteti kërkon që të hysh në rrethin e pasqyres së negativiteti dhe krizave ku aty mund te krijohet alibia per çdo pushtet, ku çdo sistem pritet te ndertohet dhe rrenohet ne baze të atij rrethi vicioz që eshte nje ekzistence fundamentale ose ndryshe nje deja-vu e vdekjes.  Cfare mund të bëjë sistemi jone politiko-ekonomik-social? Pushtetin ta perdore me mire se paraardhesit qe tashme jane rrahur ne uje dhe uthull! Skandale ka! Turma duhet zoteruar dhe dominuar dhe shperblyer mirepo pa shaktuar viktima socio-patologjike!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button