Vuçiq: Nuk kërkohet mbledhje e Këshillit të Sigurimit për Trepçën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Serbia nuk do të kërkoj mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohej për Ligjin për Trepçën, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk e kam pranuar këshillën e Zyrës për Kosovën që të shkojmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se ai “nuk është kryeministër i cirkut dhe se nuk ka dëshirë që të gjithëve tu shpjegoj se është serb i madh”, transmeton REL.

Mëtutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Beograd, ai e ka shtruar pyetjen se “cili do të ishte rezultati në Këshillin e Sigurimit” dhe tha se në këtë pyetje, Marko Gjuriq, shef i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, që e kishte paraqitur këtë propozim, nuk ka pasur përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button