Vazhdon të bie përkrahja për partinë e Merkelit

Përkrahja për partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë, ka rënë nën 30 për qind për herë të parë, sipas një sondazhi të INSA, të publikuar në gazetën gjermane, Bild.

Në sondazhin e INSA, partia e Merkelit ka humbur 0.5 për qind përkrahje, transmeton Express.

Ky sondazh e rendit partinë konservatore të Merkelit të parën me 29.5 për qind, por ky është niveli më i ulët i përkrahjes për këtë parti deri më tani.

Ndërkohë, partneri në koalicion i Merkelit, Partia Social Demokrate, renditet e dyta me 22 për qind, pasi ka fituar 1 për qind përkrahje në këtë sondazh, ndërsa Partia Alternativa Anti-Emigracion për Gjermaninë, është e treta me 15 për qind.

Popullariteti i Merkelit ka filluar të bie, qëkur ajo nisin politiken e saj për t’ua hapur dyert emigrantëve dhe refugjatëve, vitin e kaluar.

Megjithatë, ajo ka filluar ta rimarrë paska përkrahjen muajt e fundit. Merkel pritet të garojë për një mandat të katërt në shtator të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button