Ali Ahmeti është Ahmet Zogu i shqiptarëve të Maqedonisë

 

Njerëzit si Ali Ahmeti janë idiotë dhe dinjakë të rrallë, aq të rrallë janë sa që vështirë e ke t’ua gjesh krahasimin. Por tash kjo dasma e Lekës II se ç’ma ngjalli një mllef në lukth, aq mllef  i rëndë sa që nuk munda me ndenjur pa e hedhur nga lukthi. Historia përsëritet, edhe e paremendosha nësër stërrnipin e Ali Ahmetit duke bërë dasëm nga më luksozet pa asnjë ditë pune në jetë, çdo kafshat të gojës, nga dita e parë deri në ditën e fundit të jetës ta ketë peshqesh nga populli varfnjak. Taman sikur dasma e Lekës II.

Për juve që u kanë humbur librat e historisë unë i kam disa rikujtime. Do t’u rikujtoj disa momente historike të cilat na mundësojnë ta njohim mirë udhheqësin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe do ta shifni se kjo figurë historike u është rishfaqur shqiptarëve në skenë. Që të mos u duket shkrim historik ky skrimi im, unë shkurtë do t’ua rikujtoj heronjtë e kombit shqiptarë që u v

ranë në kohën e Ahmet Zogut dhe që sot faktet janë në pah se u bënë me urdhërin e tij. Flamurtari i heronjëve të kombit që u bënë viktimë e Ahmet Zogut, për interesa personale të tij, është Avni Rrustemi. Më 22 Prill të vitit 1924 në Tiranë ishte ditë zie pë rata që ia dëshironin të mirën popullit shqiptarë sepse u vra simboli i luftimit të tradhëtisë Avni Rrustemi. Përafërsisht një vit më vonë do të vritet edhe një hero kombtarë,  në Bari të Italisë, Luigj Gurakuqi. Gjegjësisht me 2 Mars të vitit 1925, edhe Gurakuqi u likuidua me urdhër të Ahmet Zogut. Ndërsa 27 ditë më vonë, pra me 29 Mars 1925 , bie heroikisht edhe një hero i kombit shqiptar, Bajram Curri.

Bajram Curri dhe shokërtr e tij ishin të papërshtatshëm për politikën dhe interest e Ahmet Zogut, andaj ky i fundit dha urdhër për arrestimin e tyre. Mbetën me ditë të gjëra nëpër male deri sa dora vrasëse e mbretit shqiptar, me nderë me thënë, i zuri dhe ua dha përjetësinë e bardhë atyre mu në shpellën e Dragobisë. Pati mbetur edhe një nga ata të rrezikshmit për Ahmet Zogun, ndërsa nga më të zellshmit dhe më të përkushtuarit për çështjen kombëtare shqiptare. E kamë fjalën për të madhin Hasan Prishtina. Arriti t’i shpëtoj dorës vrasëse të Zogut sa ishte në vendlindje, por nuk arriti ti shpëtoj asaj më 13 Gusht të vitit 1933 ne Selanik.

Do të mjaftohemi me këta heronjë të kombit të cilët sot i shohim vetëm nëpër përmendore nga bronzi e balta. Idealet e tyre u shuan dhe sot po deshëm t’i ripërtrijmë dukemi banal. Pse? Sepse Ahmet Zogat vazhdojnë të udhheqin. E udhëheqësi ynë në Maqedoni aq shumë i ngjan Ahmet Zogut, sa që edhe vëllezër prej një nënë të kishin qenë nuk do të kishin ngjarë aq shumë. Jo në fizionomi, por në pasionet e tyre për pushtet dhe përngjajnë në gatishmërinë për të vrarë  luftëtarët dhe trimat e popullit për interest e veta. Po a nuk ishin Harun Aliu me shokët e tij, Beg Rizaj me shokët e tij dhe komandant Shqiponja sikur Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina e Bajram Curri?! Po pra, të njejtë në ideale, trimëri dhe në përkushtim. Fatkeqësia është se na i vranë para syve e ne e mbajtëm gojën mbyllë.

Pra shprehja “ Historia përsëritet” po del të jet më se e vërtetë. Por në jetën e përditshme ne i themi i çmendur, torollak e budallë atij që e lejon të njejtin gabim t’i përsëritet. E lirisht mund të themi se edhe një popull është jo në rregull kur lejon t’i përsëriten të njejtat gabime historike. Sot pasardhësit e Zogut jetojnë në krah të popullit, ndërsa pasardhësit e Avniut, Luigjit, Bajramit, Hasanit e të tjerëve si ata ne i mashtruam me nga një përmendore edhe me nga një vizitë një herë në 20 vjet.

Po ky Ahmet Zogu ynë, Ali Ahmeti?! Këtij çfarë t’i bëjmë? T’ia nënshkruajm prej tani së pasardhësit e tij do të jenë princat e shqiptarëve të Maqedonisë? Vetëm edhe kjo na ka mbetë pa bërë edhe do ta marrim diplomen e të marrëve. Sot mbi 200 luftëtarë të çlirimit kombëtarë kalben nëpër burgjet e Maqedonisë.

Me dhjetra të tjerë prehen në varret e tyre pasi që pushteti i ali Ahmetit i vrau dhe ne akoma shohim njerëz që i shkojnë pas kriminelit. Deri kur a thua? Historia nuk i njeh të gjith ndjekësit dhe simpatizuesit e Ahmet Zogut, e edhe simpatizuesit dhe ndjekësit  e Ali Ahmetit nuk do t’i njeh. Por të jeni të sigurtë se Zoti asnjëherë nuk i harron.

Ta përkrahësh dhe ta ndihmosh kriminelin dhe vrasësin do të thot je i njejtë me atë. Ta votosh një  vrasës si puna e Ali Ahmetit do të thot të jesh edhe ti vrasës sikur ai. Andaj mendohu mirë ti shqiptarë i maqedonisë atë dit kur do ta hedhësh votën tënde! Nga vota yte mvaret ardhmëria e cila dikur do të bëhet histori. E historia nuk përsëritet për diç tjetër përveçse për ta sprovuar një popull sa është zhvilluar. E një popull i arsimuar, me vetëdije të plotë asnjëherë nuk lejon që të përsëriten gabimet që njëherë ai popull i ka përjetuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button