Martesa e princit Leka Zogu i Dytë, princesha e parë shqiptare Elia Zaharia dhe monarkia!

 

Për fat të keq, s’jemi askund për nga respekti e sjellja, sidomos ndaj personaliteteve kombëtare me përmasa botërore, sikurse që është princi ynë Leka Zogu i Dytë. Sa interesant jemi bërë, atë që duhet respektuar se respektojmë, atë që s’duhet po, të mençurit si ndëgjojmë, budallenjtë na mashtrojnë, dashamirët e popullit e të njerëzimit si dëgjojmë, të këqinjve e tradhtarëve u besojmë, familjet e ndershëm i nënçmojmë e ofendojmë, të poshtërit i lëvdojmë e u besojmë.

Të mirën e humbim, bëhemi se nuk e shohim e se publikojmë, të keqen e shohim, e shtojmë dhe e trefishojmë. Veprimeve katastrofike politike ju japim përkrahje e forcë, veprimeve të mençura politike i mohojmë e i dëbojmë. Dasma e djalit të këngëtares Shyrete Beluli pati publicitet dhe vlerë më të madhe sesa dasma e Pricit të shqiptarëve, Leka i Dytë, zogu i zbuluar i ndonjë këngëtare shqiptare është më me vlerë sesa dasma, martesa dhe kurorëzimi i Princeshës sonë të mençur, simpatike e të bukur Elia Zaharia.

Çështë kjo xhelozi shqiptare, çështë kjo zili ndaj kësaj martese, çështë ky minimizim martesor, në vend që të gëzonte e festonte çdo familje shqiptare për këtë dasmë, martesë princore. Pse për dasmat e djemve të politikanëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni na bombardojnë portalet me urime ndaj tyre, kurse ndaj Princit dhe Priceshës sonë të parë në historinë e re shqiptare jo. Si asnjë politikan shqiptar nuk pati atë forcë bile etike, t’ia urojë dasmën kësaj familje të vetme princore, kundruall 200 e më tepër familjeve mbreterore dhe mediave botërore që publikonin urimet e uratat ndaj kësaj martese princore, apo ndoshta frikohen nga konkurenca e urtë monarkiste të Shqipërisë etnike.

Po e di se do thoni ja ky artikullshkruasi përkrahë djalin e Ahmet Zogut, po ç’të keqe bëri, o shqiptarë, Ahmed Zogu, a s’ishte, ai, i pari që e zhvilloi dhe krijoi diplomacinë shqiptare, qeverinë, ministrinë, ambasadorë, deputetët e parë shqiptarë. a s’ishte, ai, i pari që i zgjidhte njerëzit me coke për të udhehequr Shqipërinë. Ministrat, ambasadorët, deputetët e tij kishin studiuar nëpër universitete më prestigjioze europjane e osmane: Romë, Paris, Londër, Vienë, Stamboll, Kairo, secili dinte tre-katër gjuhë të huaja, argument kemi Faik Konicën që prezentonte në Amerikë, Shqipërinë si ambasador. Vetëm një shembull, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë që është ndërtuar përkohësisht si kinema nga Ahmed Zogu,që sot e kësaj dite ekziston jo sipas planit të përkohëshëm të Zogut, po komunistët e demokratët e sotshëm e kanë rikthyer në Teatër me të njëjtat kushte të Ahmet Zogut.

Po kush ka bërë më shumë se Mbreti i Shqiptarëve Ahmed Zogu, mos Enver Hoxha e demokratët e tanishëm, apsolutisht jo. Dhe një pyetje, mos vallë ne jemi më të mençur se vendet skandinave me udhëheqjet e tyre shtetërore monarkiste? Për ne të padobishme janë partitë parlamentare demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button