BE për Trepçën: Do të jetë temë nëse pajtohen Prishtina e Beogradi

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të pajtohen nëse çështja e Trepçës do të futet në rend dite të dialogut.

Kocijançiq, e pyetur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug se a do të hapet tema e Trepçës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ka porositur se parimi i dialogut është i qartë.

“Për t’u diskutuar diçka në kuadër të dialogut, të dyja palët duhet të pajtohen për të”, ka thënë Kocijançiq, transmeton Koha.net.

Ajo ka shtuar se në Komisionin Evropian “kanë kuptuar” se Ligji për Trepçën është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Është me rëndësi që të gjithë përfaqësuesit politik, qofshin ata nga partitë e shumicës apo pakicës, të garantojnë dhe zhvillojnë dialog politik për këso çështjesh të rëndësishme për Kosovën”, ka porositur Kocijançiq nga ulësja e Komisionit Evropian në Bruksel.

Ndërkaq, nga Kosova veçse është shpërndarë lajmi se çështja e kombinatit Trepça nuk do të futet në rend dite në dialogun në Bruksel. Kurse Beogradi, nga ana e tij, kërkon që kjo çështje të dërgohet në Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button