Hapen letrat për dialog mes opozitës shqiptare

Kreu e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe një pjesë e kryesisë e cila është ndarë nga Rilindja Demokratike Kombëtare me në krye Fadil Zendelin me anë të një letre publike u janë drejtuar Ziadin Selës, lider i LR-PDSH-së dhe Gëzim Ostrenit, lider i partisë Uniteti për një takim të përbashkët.

Letra e plotë:

I nderuari z. Zijadin Sela, kryetar i LRPDSH-së,

I nderuari z. Gëzim Ostreni, kryetar i UNITETI-t,

Ju shkruajmë me dëshirën dhe vullnetin e mirë për një takim të përbashkët të partive të reja opozitare shqiptare në Maqedoni. Duke konstatuar se komisionet e formuara nga dy partitë tona nuk mund ta shtyjnë më tej këtë dialog, Ju ftojmë që të mërkurën (më 12.10.2016) në orën 12.00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup të takohemi bashkërisht për t’i diskutuar mundësitë e këtij bashkëpunimi.

Pasi që tashmë kemi arritur një koalicion ndërmjet BESËS dhe RDK-së, por nuk e kemi solemnizuar duke pritur zgjerimin e tij, po e marrim ne iniciativën (gjithnjë duhet të gjendet dikush që e bën hapin e parë) që ta organizojmë këtë takim të përbashkët me pjesëmarrje të kryetarëve të partive përkatëse, për të dhënë fillimisht frymën e bashkëpunimit, që pastaj do të rezultojë me komunikimin dhe dialogun e grupeve të punës, që ato të mund ta vazhdojnë procesin e bashkërendimit të aktiviteteve për arritjen e këtij synimi.

Duke pritur përgjigjen Tuaj.

Me nderime

Nga partitë e ftuara njoftojnë se pas shqyrtimit të letrës do të dalin edhe me qëndrim publik./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button